![]() |
m-r Sllavica Kutirov
Data e lindjes – 18 dhjetor 1969
Arsimimi
- Studimet deridiplomike – Universiteti Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, Fakulteti i elektroteknikës dhe teknologjive të informacionit, Drejtimi: Teknika kompjuterike, informatika dhe automatika, viti 1997.
- Studimet postdiplomike – Universiteti Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, Fakultati i elektroteknikës dhe teknologjive të informacionit, Drejtimi: Menaxhim projektesh, viti 2015.
Përvoja profesionale
- Drejtor – Ministria e financave, Drejtoria e doganave, nga data 30 korrik 2021.
- Ndihmës drejtor – Ministria e financave, Drejtoria e doganave, Sektori për teknologji informacioni dhe komunikimi (2018-2021)
- Këshilltar i pavarur për menaxhim me proekte – Ministria e financave, Drejtoria e doganave, Sektori për teknologji informacioni dhe komunikimi (2006-2018)
- Inspektor kryesor – Ministria e financave, Drejtoria e doganave, Sektori për kontroll dhe hetime (2002-2006)
- Këshilltar i pavarur për zhvillim – Ministria e financave, Drejtoria e doganave, Sektori për teknologji informacioni dhe komunikimi (1998-2002)
Aktivitetet profesionale
- Anëtar i Grupit të punës së Qeverisë së RMV-së për vendosjen e Sistemit të integruar të analizës së rrezikut në organet e inspektimit për kontroll të mallit në RMV (2011-2012)
- Anëtar i Grupit të punës së Komisionit evropian për vendosjen e konceptit Single Window në BE ((2010-2011)
- Menaxher projektesh i Ekipit kombëtar të Qeverisë së RMV-së për vendosjen e sistemit Single Window për leje eksporti, importi dhe transiti të mallrave – EXIM (2007-2009)
- Menaxher projektesh i Projektit pilot rajonal për lehtësim ndërkufitar të tregtisë mes Republikës së Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bullgarisë, financuar nga USTDA (2007-2008)