SRKT
Sistemi i ri i kompjuterizuar i transitit (SRKT) është bazuar në përdorimin e avancuar të teknikave kompjuterike dhe elektronike dhe përpunimit të të dhënave. SRKT paraqet bazë për zbatimin e procedurës së transitit përmes shkëmbimit të mesazheve elektronike mes përfaqësuesve në procedurë doganore dhe zyrave doganore, si dhe vetë zyrave doganore. Shërben si vegël për menaxhim të kompjuterizuar dhe kontroll të operacioneve të transitit.
SPDDA
Drejtoria e doganave është në zhvillim e sipër të një Sistemi të ri për përpunim të deklaratave dhe dokumenteve të akcizës – SPDDA. Ky sistem mundëson komunikim me kompanitë në dy mënyra edhe atë në mënyrë të drejtpërdrejtë përmes ueb portalit ose përmes “sistemit drejt sistemit” komunikim me zbatimin e ueb shërbimeve. Me qëllim të zhvillimit të sistemeve që komunikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me SPDDA sistemin e Drejtorisë së doganave, është publikuar versioni fillestar i parë i specifikimeve të domosdoshme
PEK
Drejtoria e doganave e Republikës së Maqedonisë ka vënë në fuqi një sistem për shkëmbim elektronik të dokumenteve me Drejtorinë e doganave të Republikës së Maqedonisë. Sistemi mundëson dërgim elektronik të llojeve të ndryshme të kërkesave të Drejtorisë së doganave. Përmes portalit për Shkëmbim elektronik të dokumenteve me Drejtorinë e doganave të Republikës së Maqedonisë keni mundësi që në mënyrë elektronike ti parashtroni kërkesat tuaja si dhe ta përcillni gjendjen e lëndëve tuaja në kohën reale.
RTO
Me qëllim të përafrimit drejt tregut të përbashkët evropian edhe Unioni evropian i BE-së detyrohet që të përfshijë Rrethinën e integruar tarifore (RTO). RTO paraqet një koncept biznesi që grupon shumicën e sistemeve të kompjuterëve që shërbejnë për shkëmbim të informacioneve mes Komisionit evropian dhe vendeve anëtare të BE-së. Qëllimi kryesor i projektit është që ti harmonizoj sistemet doganore të TI me sisteme përkatëse tarifore që përbëjnë RTO të Bashkimit Evropian.
EXIM
EXIM është sistem elektronik që përdoret nga 16 institucione me përgjegjësi në fushën e operacioneve të tregtisë së jashtme dhe një sistemi të vetëm për import, eksport dhe transit të mallrave dhe kuotave tarifore. Lejon kërkimin duke drejtuar mallrat dhe jep informacion në lidhje me atë se cilat licenca janë të nevojshme për import, eksport ose transit, duke përdorur opsionin Kërko. Përmes kuotave tarifore, në sasi të përcaktuara të kuotave tarifore, bashkësia e biznesit mund të jetë e informuar për cilat kuota tarifore dhe cilat vende janë në dispozicion për shpërndarje. Exim mundëson dorëzimin elektronik të kërkesave për import, eksport dhe transit nga ana e bashkësisë së biznesit, si dhe dhënien elektronike të lejeve nga institucionet kompetente. Nëpërmjet sistemit, aplikantët mund të marrin statusin e përpunimit të aplikimit të tyre, për lëshimin përfundimtar. Importuesit me Exim kanë mundësi të paraqesin kërkesat për ndarjen e kuotave tarifore në dispozicion sipas marrëveshjeve komerciale të përfunduara nga Republika e Maqedonisë. Kuota tarifore në baza ditore janë të ndarë në një "i pari i ardhur i pari i shërbyer.