Procedurat doganore
- Transit
- Import
- Eksport
- Procedura të thjeshtuara
- Procedura që zbatohen në Zonat zhvillimore teknologjike dhe industriale (ZZTI)
Akciza
Akcizat paguhen në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë për koston në territorin e Republikës së Maqedonisë për:
- Vajrat minerale
- Alkoolin dhe pijet alkoolike
- Prodhimet e duhanit
- Automjetet e udhëtarëve
Këto prodhime u nënshtrohen akcizave me prodhimin e tyre ose importin e tyre në akcizën e vendit.
Ndalimet dhe kufizimet
Ndalesat dhe kufizimet janë masa që paraqesin dispozita që rregullojnë tregtinë me mallra, me qëllim të sigurimit të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së njerëzve, kafshëve dhe bimëve, mbrojtjen e ambientit jetësor dhe natyrës; mbrojtjen e ekonomisë së vendit dhe pasurisë së vendit me vlerë artistike, historike ose arkeologjike.
Për zbatim të rregullt të ndalesave dhe kufizimeve të më shumë institucioneve kompetente mbështetur me ligjet e posaçme kanë kompetencë që të lëshojnë patenta, aprovime ose pajtime për procedurë përkatëse doganore.
Pronësisë intelektuale
Një nga prioritetet kryesore të Drejtorisë së doganave të Republikës së Maqedonisë është avancimi i kapaciteteve institucionale dhe administrative për luftë efektive dhe efikase kundër falsifikimit dhe piraterisë, përmes përfshirjes së masave rigoroze të kontrollit doganor dhe zbulimit dhe pengimit të importit, transitit dhe eksportit të mallrave që cenojnë të drejtën e pronësisë intelektuale, si dhe bashkëpunimin me bartësit dhe përfaqësuesit e tyre në Republikën e Maqedonisë nga njëra anë me të gjitha institucionet kompetente në vend dhe jashtë.
Bashkëpunimi
Partneriteti mes Drejtorisë së doganave dhe bashkësisë së biznesit realizohet përmes punës së Trupit këshillëdhënës, që paraqet forum të shkëmbimit të mendimeve të ndërsjella. Trupi këshillëdhënës është formuar në janar të vitit 2009, mbështetur në standardet e Organizatës botërore të doganave
Operator i autorizuar ekonomik
Organi doganor, mbështetur në kriteret e përkufizuara me Ligjin doganor, kur shfaqet nevoja si dhe me konsultime paraprake me organe tjera kompetente të administratës shtetërore nga fusha e sigurimit dhe financave, aprovon status të “operatorit ekonomik të autorizuar”, për çdo operator ekonomik të regjistruar në zonën doganore të Republikës së Maqedonisë. Operatori i autorizuar ekonomik shfrytëzon autorizime në drejtim të kontrolleve doganore lidhur me sigurinë dhe thjeshtimin e paraparë me dispozitat doganore.
Borxhi doganor dhe garancitë
Borxhi doganor është detyrim i personit që ta paguaj shumën e detyrimeve të importit dhe eksportit që janë paraparë për mallin e subjektit. Me garanci sigurohet pagimi i borxhit doganor që ka ndodhur ose mund të ndodh, si dhe detyrimeve dhe tatimeve tjera që organet doganore janë të autorizuar ti paguajnë, si dhe interes që ka ndodhur ose mund të ndodh si pasojë e detyrimeve, ndërsa për të cilat garancia është parashtruar dhe pranuar