Sot është mbajur takim pune i organizuar nga Oda Ekonomike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilin morën pjesë drejtori i Odës Ekonomike Branko Azeski, Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, drejtoresha e Drejtorisë së Doganave Sllavica Kutirov dhe drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë Nikolçe Babovski. Takimi u zhvillua në pikën e kalimit kufitar Tabanovc, e cila aktualisht është pika më e ngarkuar kufitare për hyrje në vend.

Sot në vendkalimin kufitar Tabanovc Drejtoria e doganës dhe drejtoresha Sllavica Kutirov ishte mikpritës në vizitë pune të Ministrit të Transportit dhe Lidhjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut Blagoj Boçvarski, Ministrit të  Ndërtimtarisë, Trafikut dhe Infrastrukturës së Republikës së Serbisë Tomislav Momiroviq dhe drejtori i Komunitetit Ndërkombëtar të Transportit Matej Zakonshjek.

Drejtoresha e Drejtorisë së doganës në Ministrinë e Financave sot mori pjesë në takimin e përbashkët të iniciuar nga ministri Fatmir Besimi, me përfaqësues të Kabinetit të Kryeministrit, drejtoresha e Drejtorisë së të hyrave publike, përfaqësues të Odës Ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, MASIT dhe Unioni i Odave Ekonomike.

Drejtoresha e Drejtorisë së doganave Sllavica Kutirov, sot u takua me zëvendësambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Robert Deker.

Në hapjen publike të ofertave për pjesëmarrje në procedurën e tenderit për blerjen e sinjalistikës së trafikut dhe pajisjeve tjera në pikat e kalimeve kufitare Bogorodicë dhe Dojran, në kuadër të Projektit Zhvillimi i infrastrukturës kufitare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë”, (me emër të shkurtër “Po kalojmë kufijtë”), në të cilin si partnerë marrin pjesë Drejtoria e Doganave dhe Ministria e Punëve të Brendshme nga Republika e Maqedonisë së Veriut, nuk është dorëzuar asnjë ofertë.

Për sa më sipër, Drejtoria e Doganave ka publikuar në faqen e saj të internetit dokumentin “Njoftimi për anulim tender CN1 - SO2.1 - SC033T2 20.07.2022”.