Ju njoftojmë se nesër me datë 16.02.2022, ora 16:00 do të instalohet versioni i ri i aplikacionit për nënshkrim dixhital në EXIM.

Mënyra e re e nënshkrimit do të tejkaloj problemin e përdorimit të llojeve të vjetra të motorëve të kërkimit dhe do të mundësojë që nënshkrimi të bëhet me motorët e kërkimit më të përdorur, duke përdorur versionet e tyre më të fundit.

Njëkohsisht informojmë se mënyra aktuale e nënshkrimit mund të përdoret vetëm në rastet kur përdoren versionet e vjetra të shfletuesve (Internet explorer dhe Mozilla Firefox 52 ESR)

Udhëzimet për përdorimin e aplikacionit të ri të nënshkrimit dixhital mund të gjenden në këtë lidhje.

 

 

Drejtoria doganore sot mori pjesë në ngjarjen  “Perceptimi i kompanive të orientuara drejt eksportit në Maqedoninë e Veriut për Iniciativën “Ballkan i Hapur”, në të cilin u prezantuan  rezultatet e hulumtimit të parë sasior dhe cilësor në këtë temë.

Dje, në pikën e kalimit kufitar Bllacë, në një veturë të pasagjerëve të deklaruar për dalje nga vendi, ekipet mobile të Seksionit për punë operative pranë Drejtorisë së doganave, kanë parandaluar tentimin për kontrabandim të 5 kilogramëve stoli ari.

Drejtoria e doganave në vazhdimësi është duke punuar në modernizimin e infrastrukturës në pikat kufitare. Në periudhën e ardhshme, një nga prioritetet është rindërtimi i pikës kufitare Deve Bair, e cila synon modernizimin dhe ofrimin e funksionalitetit dhe kushteve më të mëdha për qarkullim të përshpejtuar të mallrave dhe udhëtarëve përmes pikës kufitare që lidh dy vendet, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Bullgarisë.

Sot, zyrtarë e policisë nga Seksioni për luftë kundër krimit të organizuar dhe serioz - Njësia për trafikim të paligjshëm të drogës në bashkëpunim dhe koordinim me shërbimet doganore të Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, Prokurorinë publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Prokurorinë publike të Turqisë dhe SELEK (Qendra për zbatimin e ligjit në Evropën Juglindore) realizuan një aksion ndërkombëtar në të cilin në aeroportin e Shkupit u konfiskuan mbi një ton prekurzorë për fitimin e stimuluesve të llojit amfetaminikë, të klasifikuar në kategorinë e parë të listës kombëtare të prekurzorëve.