Dje, në pikën e kalimit kufitar Bllacë, në një veturë të pasagjerëve të deklaruar për dalje nga vendi, ekipet mobile të Seksionit për punë operative pranë Drejtorisë së doganave, kanë parandaluar tentimin për kontrabandim të 5 kilogramëve stoli ari.

Drejtoria e doganave në vazhdimësi është duke punuar në modernizimin e infrastrukturës në pikat kufitare. Në periudhën e ardhshme, një nga prioritetet është rindërtimi i pikës kufitare Deve Bair, e cila synon modernizimin dhe ofrimin e funksionalitetit dhe kushteve më të mëdha për qarkullim të përshpejtuar të mallrave dhe udhëtarëve përmes pikës kufitare që lidh dy vendet, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Bullgarisë.

Sot, zyrtarë e policisë nga Seksioni për luftë kundër krimit të organizuar dhe serioz - Njësia për trafikim të paligjshëm të drogës në bashkëpunim dhe koordinim me shërbimet doganore të Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, Prokurorinë publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Prokurorinë publike të Turqisë dhe SELEK (Qendra për zbatimin e ligjit në Evropën Juglindore) realizuan një aksion ndërkombëtar në të cilin në aeroportin e Shkupit u konfiskuan mbi një ton prekurzorë për fitimin e stimuluesve të llojit amfetaminikë, të klasifikuar në kategorinë e parë të listës kombëtare të prekurzorëve.

Dje në pikën e kalimit Tabanoc në një autobus gjatë largimit nga vendi, inspektorët doganor të ekipeve mobile pranë Drejtorisë së doganave në bashkëpunim me zyrtarë policorë të Seksionit të policisë kriminalistike pranë MPB-së, kanë parandaluar një tentativë për kontrabandë të rreth 2 kg lëndë narkotike heroinë me vlerë rreth 25.000 euro.

Drejtoria e doganave sot ishte pjesë e mbledhjes online të këshilltarëve ekonomik dhe tregtar të vendeve anëtare të BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut të organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup.