Gjatë vizitës së sotme në Drejtorinë e doganave, atashetë rajonalë të doganave të Republikës së Francës, Z.Christophe Bergeon  dhe Z. Julien Autret, konfirmuan interesin për bashkëpunim dypalësh. Në bisedë me udhëheqësit e shërbimeve për bashkëpunim ndërkombëtar dhe kontroll dhe hetime, u theksuan fushat në të cilat ka nevojë për aktivitete të përbashkëta në të ardhmen.

Një prezantim i aplikacionit për celularë u mbajt në Drejtorinë e doganave, i cili shërben për të njohur vërtetësinë e pullave të akcizës. Ky aplikacion celular do të përdoret nga një numër i kufizuar dhe i zgjedhur i përdoruesve – nëpunës doganorë të cilët do të kenë privilegje të dhëna nga Drejtoria e doganave.

Pyetësori i përgatitur, i cili plotësohet në mënyrë anonime, ka për qëllim të shqyrtojë kënaqësinë e pjesëmarrësve në procedurat doganore dhe duhet të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të ofruara nga Drejtoria e doganave, përmes promovimit dhe përmirësimit në përputhje me situatën e inspektuar.

Drejtoria e doganave është mirënjohëse për gatishmërinë tuaj për të mbështetur vlerësimin përmes përgjigjeve dhe sugjerimeve tuaja.

Përgjigjet i presim më së voni deri më 31.03.2021

 
 

Lidhur me pretendimet e bëra në konferencën për shtyp të mbajtur sot nga z. Tripunovski, Drejtoria e doganave ju informon se në muajt e kaluar ajo ka ndërmarrë vazhdimisht aktivitete të intensifikuara përmes hetimeve penale në bashkëpunim me Prokurorinë publike kompetente, me qëllim të zbulimit dhe përndjekjes penale për personat e përfshirë në aktivitete të paligjshme në lidhje me tregtinë e duhanit.

Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së doganave, z. Sugareski, sot bëri një vizitë pune në pikën e kalimit kufitar të Bllacës, ku kishte rastin të takohej me administratorin e Degës doganore të Shkupit, shefin dhe nëpunësit doganor të zyrës doganore Bllacë.