Gjatë kontrollit të një autobusi të deklaruar për dalje nga vendi në pikën e kalimit kufitar Deve Bair, inspektorët doganorë të Seksionit për punë operative përkohësisht kanë mbajtur 100,000 franga zvicerane.

Drejtoresha e Drejtorisë së Doganave , m-r Sllavica Kutirov, u takua me Atasheun ICITAP të Maqedonisë Veriore në Ambasadën Amerikane në Shkup, z. Carl Rischeim. Atasheu u shpreh i kënaqur me vizitën ,duke i uruar drejtoreshës suksese në postin e ri.

Seksioni i inteligjencës brenda Sektorit për kontroll dhe hetime në Drejtorinë e doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdon në kushtet e pandemisë me realizimin e suksesshëm të ushtrimit të kompetencave.

Drejtoresha e Drejtorisë së doganave, znj. Sllavica Kutirov, sot realizoi një takim pune me z. Martin Kranich, oficer doganor për lidhje i Republikës Federative të Gjermanisë që është i ngarkuar me çështjet për Maqedoninë e Veriut, Bulgarinë dhe Rumaninë.

Sot më 13.08.2021 gjatë kontrollit të detajuar doganor të një autobusi të deklaruar për hyrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ekipet mobile nga Seksioni për punë operative mbajtën përkohësisht 2,773 gram stoli floriri dhe 1 autobus.