Sot në Shkup është mbajtur ceremonia përmbyllëse e trajnimit njëjavor nën patronatin e Programit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurisë Kufitare (EXBS), me qëllim të avancimit të njohurive dhe aftësive të nëpunësve doganor në luftën kundër përhapjes dhe parandalimit të tregtisë së paligjshme.

Sot në ambientet e Drejtorisë së Doganave është mbajtur takim protokollar me ambasadorin e Republikës së Bullgarisë shkëlqesinë e tij  Angel Angelov.

Drejtoresha e Drejtorisë së Doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Slavica Kutirov, dje dhe sot mori pjesë në takimin e shtatë joformal rajonal të drejtorëve të drejtorive të doganave të Ballkanit Perëndimor, i cili po mbahet në Budva të Malit të Zi.

Në Ohër ka filluar sot Konferenca Rajonale treditore për përmirësimin e sigurisë kufitare, e organizuar nga Misioni i OSBE-së (Organizata e Sigurisë dhe Bashkëpunimit Evropian) dhe UNODC (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin), me pjesëmarrjen e drejtorëve dhe zyrtarëve të lartë të autoriteteve doganore dhe kufitare të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësues të lartë të shërbimeve doganore dhe policore të Republikës së Greqisë.

12 mars 2022, Shkup - Hyjnë në fuqi zgjidhjet ligjore të grupit të masave të miratuara nga Qeveria gjatë kësaj jave, të cilat kanë të bëjnë me uljen e TVSH-së dhe akcizës për produktet bazë ushqimore dhe derivateve, e që qytetarët mund të presin që kjo të ndikojë në uljen e çmimeve me pakicë si dhe në shportën e konsumit të brendshëm.