- Detaje
- Categoria: Lajme
- Visite: 369
Sot, më 14 prill, Drejtoria e doganave shënon 28 vjet pavarësi, sovranitet dhe kontroll mbi territorin doganor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
- Detaje
- Categoria: Lajme
- Visite: 337
- Detaje
- Categoria: Lajme
- Visite: 371
"Drejtoria e doganave, së bashku me të gjitha organet dhe Ministritë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për të ruajtur aktivitetin ekonomik dhe mbështetjen e eksportit", nënvizoi drejtori i Drejtorisë së doganave Gjoko Tanasoski në konferencën e sotme për shtyp duke informuar rreth masave specifike në zonën e tregtisë ndërkufitare.
- Detaje
- Categoria: Lajme
- Visite: 472
Duke pasur parasysh Vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për orën pilicore në periudhën nga ora 16:00 deri në 05:00, ne dëshirojmë t'ju informojmë se nga data 09.04.2020:
1. Orari i punës për Zyrën doganore Strumicë, pranë Degës doganore Gjevgjeli do të rregullohet si më poshtë:
• nga e hëna deri të premten nga 08.30 - 16.30 për procedurat doganore për import,
• nga e hëna deri të premten nga 08.30 - 22.00 për procedurat doganore për eksport, dhe për fundjavë dhe pushime nga 10,00 - 22.00 për procedurat doganore për eksport.
Ky orar i punës punës do të jetë i vlefshëm për sa kohë që vendimi i marrë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ndalon lëvizjen e popullatës në mbarë territorin e vendit, me qëllim parandalimin e përhapjes së sëmundjes infektive COVID-19 dhe mbrojtjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
- Detaje
- Categoria: Lajme
- Visite: 390
Duke pasur parasysh Vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për zbatimin e orës policore në periudhën nga ora 16:00 deri në 05:00, nga e hëna deri të premten, ju informojmë se Drejtoria e doganave do të punojë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme si më poshtë:
- Drejtoria qendrore e doganave, gjatë ndalimeve të udhëtimit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, çdo ditë nga e hëna deri të premten në nga 7:30 - 14:30.
- Orari i punës i zyrave doganore mbetet i pandryshuar, gjegjësisht zyrat doganore do të punojnë në përputhje me vendimet e miratuara të vlefshme për orët e punës.