- Detaje
- Categoria: Lajme
- Visite: 1548
Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë në drejtim të modernizimit dhe përdorimit të teknologjive moderne në veprimtarinë e saj të përditshme, me mbështetjen e Programit të Eksportit dhe Sigurisë së Kufirit (EXBS) pranë Ambasadës Amerikane, me 29 maj 2018 lëshoi në përdorim sistem të ri për zbulimin e narkotikëve dhe eksplozivëve.
- Detaje
- Categoria: Lajme
- Visite: 1697
Më 30 maj 2018 u zhvillua një ngjarje zyrtare ku u hap terminali i ri doganor në kalimin kufitar Tabanovc. Përmirësimi i terminalit, i financuar nga Bashkimi Evropian, do të lehtësojë tregtinë ndërkufitare përgjatë Korridorit 10 dhe zbatimin e procedurave doganore në kapacitete moderne. Kjo ofron shërbime më të mira për operatorët ekonomikë për transport më të shpejtë dhe më të lirë të mallrave të tyre përtej kufirit. Është po aq e rëndësishme që terminali i përmirësuar do të kontribuojë në rritjen e sigurisë së Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj.
- Detaje
- Categoria: Lajme
- Visite: 1453
Ju njoftojmë se transporti ndërkombëtar i mallrave përmes vendkalimit kufitar Bllacë prej 29.05.2018 është normalizuar.
- Detaje
- Categoria: Lajme
- Visite: 1426
Ju njoftojm se pas njoftimit nga Shërbimi Doganor i Kosovës për shkak të mbylljes së përkohshme të rrugës Kaçanik - Hani Elezit të shkaktuar nga rrëshqitja e dheut dhe gjendjesnë teren nga sonte në mesnatë vendkalimi kufitar Bllacë do të jetë i mbyllur për transportin ndërkombëtar të mallrave.
- Detaje
- Categoria: Lajme
- Visite: 1573
Drejtoria Doganore sot, më 16 maj 2018, nënshkroi Memorandume të Bashkëpunimit me Qendrën Rajonale të Mjedisit jetësor për Evropën Qendrore dhe Lindore - Zyra në Maqedoni (REC COM).