- Detaje
- Categoria: Lajme
- Visite: 782
Për shkak të interesimit të madh për funksionalitetet e Sistemit të përpunimit të deklaratave doganore dhe dokumenteve të akcizës (CDEPS), Drejtoria Doganore, me mbështetjen e Projektit të USAID-it për rritjen ekonomike rajonale - REG organizon takim pune.
- Detaje
- Categoria: Lajme
- Visite: 781
Sot (6 mars 2019) në zyrat e Drejtorisë Doganore u realizua takim midis drejtorit të Drejtorisë Doganore Gjoko Tanasoski dhe Viorel Stanilla, Ambasadorit të Rumanisë.
- Detaje
- Categoria: Lajme
- Visite: 814
Sot (06.03.2019) në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u mbajt ceremonia e nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim për përdorimin e Sistemit për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave statistikore për parandalimin dhe represionin e korrupsionit dhe pastrimit të parave, me të cilat fillojnë aktivitetet e institucioneve për përdorimin e web aplikacionit, e cila do të lehtësojë mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave statistikore për lëndët për rastet e korrupsionit dhe pastrimit të parave dhe të dhëna të tjera relevante për ndërtimin e politikave anti-korrupsion. Drejtoria doganore ka marrë pjesë në mënyrë aktive dhe ka dhënë kontribut të rrëndësishëm me anëtarësim në grupin e punës e cila e përgatiti metodologjinë për sistemin statistikor përkatës për monitorimin e politikave anti-korrupsion si dhe Memorandumin aktual, me të cilën forcohet bashkëpunimi ndërinstitucional në marrjen e masave për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin dhe pastrimin e parave.
- Detaje
- Categoria: Lajme
- Visite: 896
Gjatë dy javëve të fundit, doganierët zbuluan një përpjekje për kontrabandim të mjeteve narkotike dhe disa përpjekje për kontrabandimin e mallrave të ndryshme, ku përkohësisht u konfiskuan devize, një makinë, autopjesë, veshmbathje dhe cigare.
- Detaje
- Categoria: Lajme
- Visite: 1261
Në kuadër të bashkëpunimit me Doganën e Kosovës, në takimin e sotëm me Drejtorin gjeneral z.Bahri Berisha, u kontraktua intensifikimi dhe thellimi i shkëmbimit të informatave në lidhje me origjinën, vlerën e mallrave dhe vendosjen e profileve të përbashkëta të rrezikut.