Javën e kaluar më datë 06.08.2021, drejtorja Sllavica Kutirov, Kryetari i Sindikatës UPOZ, Peco Grujovski, Kryetari i Organizatës sindikale UPOZ pranë Drejtorisë së doganave, Toni Apostolovski, si dhe Sindikata e pavarur e Drejtorisë së doganave kanë nënshkruar marrëveshjen kolektive që përfshin edhe ndryshimet në sistematizimin e vendeve të punës. Këto ndryshime dhe plotësime te marrëveshja kolektive, në veçanti te pjesa e sistematizimit të vendeve të punës do të kontribuojnë për funksionimin më të mirë të punës së Drejtorisë së doganave.

 Ju njoftojmë se vendkalimi kufitar Bogorodicë, sot 03.08.2021 është i mbyllur për qarkullimin e udhëtarëve dhe mallrave për shkak të zjarrit aktiv pranë pikës kufitare. Qarkullimi është i ridrejtuar në vendkalimin kufitar Dojran.

Zëvendës Drejtori i Drejtorisë së Doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Muarem Asani, së bashku me Ndihmës Drejtorin e Sektorit për Sistem Doganor, Zlatko Veterovski dhe Këshilltarin e Drejtorit - Toni Stankovski , sot zhvilluan një vizitë pune në kompaninë "DAUTI TRANSPORT SHPED"  AD Shkup. Qëllimi i vizitës ishte dhënia e Miratimit për Operator të Autorizuar Ekonomik.

Sot, 29 korrik, Zëvendës Drejtori i Drejtorisë Doganore, z. Muarem Asani ishte në vizitë në Degën Doganore të Shkupit. Qëllimi i kësaj vizite ishte njoftimi me kapacitetet e Degës Doganore.

Zëvendës Drejtori i Drejtorisë së Doganave, z.Muarem Asani sot realizoi një vizitë pune në Njësinë Doganore Aeroporti i Shkupit - Dega Doganore Shkup.