Sot u prezantua dokumenti Vlerësimi i kërcënimeve ndaj krimit serioz dhe të organizuar - SOKTA 2021, në një ngjarje zyrtare të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht Byroja për Siguri Publike, dhe me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup. Në këtë ngjarje mori pjesë drejtoresha e Drejtorisë së doganës Sllavica Kutirov, së bashku me një përfaqësues i cili mori pjesë në aktivitetet e ekipit punues për përgatitjen e këtij dokumenti.

Vlerësimi është përgatitur nga ana e ekipit punues, në të cilin, përveç analistëve të Byrosë për Siguri Publike, kanë marrë pjesë aktive edhe përfaqësues të Drejtorisë doganore, Drejtorisë së Policisë Financiare, Drejtorisë së Inteligjencës Financiare dhe Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit jetësor dhe përmban një pasqyrë të gjerë të inteligjencës dhe sistematikisht identifikon kërcënimet e krimit të organizuar dhe serioz në vend.

Miratimi i SOKTA 2021 shkon në drejtim të vazhdimit të ciklit të politikave të krimit të organizuar dhe serioz të cilat janë të pranuara dhe të mbështetura nga ana e Europolit dhe si e tillë duhet të përdoret si një mjet menaxhimi për të krijuar me sukses qëllimet strategjike, për të ndërtuar strategji kombëtare dhe për të vendosur prioritetet për parandalimin e krimit në këtë domen.

Lufta kundër tregtisë së paligjshme dhe krimit është një nga detyrat prioritare të Drejtorisë doganore, si pjesë e prioritetit strategjik për mbrojtjen e shoqërisë dhe përmirësimin e sigurisë kufitare, me qëllim të lehtësimit të tregtisë ndërkombëtare.

 

   

 

30062022asdasd
30062022isfjasdk
30062022naslov
30062022445
3006202245448da
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5