Drejtoresha e Drejtorisë së Doganave Sllavica Kutirov ka marrë pjesë në takimin e punës për zbatimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, fitosanitare dhe sigurisë së ushqimit dhe kafshëve, që u mbajt dje në Ohër, në kuadër të Samitit dyditor të Ballkanit të Hapur.

Takimi i punës u kryesua nga Ministri i Bujqësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lupço Nikolovski, ku morën pjesë ministrat e Republikës së Shqipërisë Frida Krifca dhe Republikës së Serbisë Branislav Nedimovi, si dhe përfaqësues të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, agjencitë e sigurisë dhe administratat doganore e tatimore të tre vendeve.

Në takim u diskutua për përshpejtimin e procesit të harmonizimit të certifikatave veterinare mes tre vendeve ballkanike.

Drejtoresha Kutirov në fjalimin e saj informoi për aktivitetet e ndërmarra nga Drejtoria e Doganave në kuadër të Ballkanit të Hapur dhe theksoi përfitimet e kësaj iniciative me qëllim të përshpejtimit të qarkullimit të mallrave në zinxhirin e furnizimit ndërkombëtar. Korridoret e gjelbra në pikat kufitare për vendet e Ballkanit të Hapur tashmë janë funksionale, gjë që është një lehtësim i madh për operatorët ekonomikë në procedurat e importit dhe eksportit. Fokusi i aktiviteteve të ardhshme është zbatimi i projektit SEED+ dhe sistemi i shkëmbimit të certifikatave ndërmjet shteteve anëtare të Ballkanit të Hapur, si aktivitet i përbashkët i shërbimeve doganore dhe inspektimit kufitar.

08062022naslov
108062022123
2080620224789
Previous Next Play Pause
1 2 3