Dje janë lëshuar në përdorim objektet e reja të punës në njësinë doganore të Velesit,si  pjesë e terminalit doganor Brako në Veles.

Gjatë pranim-dorëzimit të objektit të ri , me kushte të përmirësuara për kryerjen e detyrave të doganierëve,  morën pjesë edhe drejtuesi i njësisë doganore të Shtipit, Ivan Spasovski (në kuadër të të cilit është edhe njësia doganore Veles) dhe drejtori për punë financiare dhe doganore ,  të kompanisë  Brako, Orce Davçev.

Drejtori Davçev, në fjalimin e tij falënderoi njësinë doganore , e cila me punën e saj të vazhdueshme  përkrah zhvillimin e ekonomisë dhe theksoi se bashkëpunimi i mirë dhe afatgjatë me Drejtorinë e doganave do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Drejtuesi i njësisë doganore  Shtip theksoi se Drejtoria e doganave do të vazhdojë të përpiqet për mbështetjen, bashkëpunimin dhe zhvillimin e kompanive në rajon,  në territorin e njësisë doganore Shtip, si dhe në territorin e tërë vendit , dhe shpreh mirënjohje për kompaninë Brako për ndërtimin e objekteve të reja të punës.

  

21042022222
321042022558
4210420225656
naslov21042022
Previous Next Play Pause
1 2 3 4