Sot në ambientet e Drejtorisë së Doganave është mbajtur takim protokollar me ambasadorin e Republikës së Bullgarisë shkëlqesinë e tij  Angel Angelov.

Në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve në fushën e lehtësimit të tregtisë ndërkufitare. Ambasadori u njoh me aktivitetet e ndërmarra në drejtim të realizimit të projekteve të përbashkëta me Republikën e Bullgarisë, si projekti për rindërtimin e pikës kufitare Deve Bair, situatën aktuale rreth projektit për ndërtimin e pikës së re kufitare Klepalo dhe ndërtimi dhe rindërtimi i pikës së kalimit kufitar Dellçevë.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin e mirë ekonomik mes dy vendeve dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit doganor, duke zgjeruar Korridoret e Gjelbërt në kufirin me Republikën e Bullgarisë, me qëllim rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar dhe lehtësimin e të gjitha procedurave doganore.  

 

1
1
2
2
3
3
Previous Next Play Pause
1 2 3