Ju njoftojmë se nesër me datë 16.02.2022, ora 16:00 do të instalohet versioni i ri i aplikacionit për nënshkrim dixhital në EXIM.

Mënyra e re e nënshkrimit do të tejkaloj problemin e përdorimit të llojeve të vjetra të motorëve të kërkimit dhe do të mundësojë që nënshkrimi të bëhet me motorët e kërkimit më të përdorur, duke përdorur versionet e tyre më të fundit.

Njëkohsisht informojmë se mënyra aktuale e nënshkrimit mund të përdoret vetëm në rastet kur përdoren versionet e vjetra të shfletuesve (Internet explorer dhe Mozilla Firefox 52 ESR)

Udhëzimet për përdorimin e aplikacionit të ri të nënshkrimit dixhital mund të gjenden në këtë lidhje.