Drejtoria doganore sot mori pjesë në ngjarjen “Perceptimi i kompanive të orientuara drejt eksportit në Maqedoninë e Veriut për Iniciativën “Ballkan i Hapur”, në të cilin u prezantuan rezultatet e hulumtimit të parë sasior dhe cilësor në këtë temë.
Për përfitimet nga iniciativa Balkan i Hapur fjalim kishte edhe kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Dimitar Kovacevski, i cili theksoi se analiza e prezentuar ofron pamje te gjithperfshirë për situatën e bashkpunimit rajonal në rajonin në aspekt të katër lirive edhe atë - Lëvizja e lirë e mallrave, shërbime, persona dhe kapital, që i harton interesuesit kyq për forcimin e bashkpunimit në kuadër të “Balkan i Hapur”. Ai shtoi se ky raport do ta ndajë menjëherë me presidentin e Servis Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin e Shqipëris Edi Rama, si kontribut shumë të menaxhueshëm për Samitin e ardhshëm të Ballkanit të Hapur që do të mbahet në Ohër në pranverë.
Në ngjarjen prezentim kishte edhe drejtoresha e Drejtorisë doganore Sllavica Kutirov, e cila foli për aktivitetet dhe përfitimet aktuale të iniciativës Balkan i Hapur, në të cilën është e fokusuar Drejtoria doganore, para së gjithash në fushën e lëvizjes së lirë të mallrave, siq janë:
- Përshpejtimi i fluksit ndërkufitar ndërmjet vendeve të Ballkanit të Hapur përmes përmirësimit të infrastrukturës dhe zbatimit të marrëveshjeve për One Stop Shop në Tabanovce-Preshevë dhe themelimit të One Stop Shop me Shqipërinë,
- Zbatimi operativ i Protokollit për njohjen reciproke të OAE me Serbinë,
- përcaktimi i korsive të veçanta në vendkalimin kufitar Tabanovc dhe Preshevë për operatorët ekonomikë nga vendet e Ballkanit të Hapur,
- futja e certifikatave elektronike fito dhe veterinare