Gjatë ditës së djeshme, si pjesë e aktiviteteve të parapara me Memorandumin për Bashkëpunim me Universitetin “Nënë Tereza” nga Shkupi, për studentët e vitit të katërt në fushën e doganave, shpedicionit dhe sigurimeve, u realizua  prezantimi me temën “Procesi i reformës, modernizimit dhe dixhitalizimi i menaxhimit të Doganave”.

Qëllimi i këtij prezantimi ishte që studentët të jenë të azhurnuar me risitë dhe ndryshimet të cilat  Drejtoria e doganave rregullisht i përdor në punën e saj të përditshme.

Të pranishmit në prezantim falënderuan Drejtorinë e doganave për mënyrën profesionale të prezantimit të punës praktike, e cila është e nevojshme për themelimin e teorisë që studiojnë gjatë studimeve.

Drejtoria doganore përmes Memorandumeve të bashkëpunimit me institucionet e arsimit të lartë po punon vazhdimisht në rritjen e njohurive të studentëve për kompetencat dhe rolin që ka ky institucion.

1
1
2
2
3
3
4
4
5
5
6
6
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6