Ministri i financave z. Fatmir Besimi sot (28.12.2021) realizoi një vizitë pune në Drejtorinë e doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në takimin e punës, drejtoresha e Drejtorisë së doganave, znj. Slavica Kutirov, e informoi ministrin e financave për projektet e realizuara dhe në vazhdim që dalin nga programi i Qeverisë, duke theksuar aktivitetet e ndërmarra nga Drejtoria e doganave për përballimin e ekonomisë gri të cilat janë gjithashtu pjesë e aktiviteteve të fushatës “Bring Color to the Grey Economy”, zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Ministrinë e financave. Drejtoresha Kutirov informoi për një sërë masash të ndërmarra nga Drejtoria e doganave me qëllim të thjeshtimit dhe lehtësimit të procedurave doganore, me qëllim të mbajtjes dhe promovimit të tregtisë ndërkufitare.

Ndër temat e bisedës ishte statusi dhe aktivitetet lidhur me projektin për përfshirjen e sistemit Track & Trace për monitorimin e produkteve të akcizës, i cili pritet të kontribuojë në kontrollin më të mirë të mallrave të akcizës në mbarë vendin. Ministri i financave u njoh edhe me statusin e zbatimit të projekteve që janë pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”, si njohja reciproke e autorizimeve të Operatorit të autorizuar ekonomik (OAE) dhe kontrollet e përbashkëta kufitare (One Stop Shop) me Republikën e Serbisë dhe Republikën e Shqipërisë. Trajtimi i korrupsionit si sfida më e madhe për shoqërinë, por edhe për Drejtorinë e doganave ishte pjesë e diskutimit në takim, si dhe masat e marra për zgjidhjen sistematike dhe përmirësimin e kontrollit të transportit ndërkombëtar të mallrave dhe udhëtarëve.

Ministri dhe drejtoresha ranë dakord se sukseset në punë nuk janë të rastësishme por rezultat e një pune shumëvjeçare të fokusuar, të përqendruar dhe ekipore, duke theksuar përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm të suksesshëm me qëllim të thjeshtimit të procedurave doganore, rritjen e konkurrencës së ekonomisë vendase dhe zvogëlimin e shpenzimeve për operatorët ekonomik. 

 

1
1
2
2
3
3
4
4
5
5
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5