Seksioni për hetime - Sektori për kontroll dhe hetime i Drejtorisë së doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Seksioni i policisë kriminalistike brenda Ministrisë së brendshme dhe Inspeksioni i tregut, në vazhdimësi marrin aksione shitjes së paligjshme të duhanit të prerë nëpër tregjet e qytetit të Shkupit.

Në aksionin që është zhvilluar sot së bashkunë tregje dhe magazina, janë sekuestruar 214 kilogramë duhan i prerë janë që është gjetur në tregje dhe magazina të tjera. Me veprimet e përmendura më sipër është shmangur shuma e akcizës në vlerë prej rreth 440.000 denarë. Ndaj autorëve do të ngrihen padi përkatëse për shitje të paligjshme të produkteve që përfaqësojnë mallra të akcizës.

Drejtoria e doganave gjatë këtij viti ka zhvilluar 5 aksione kundër shitjes së paligjshme të duhanit dhe produkteve të duhanit, të cilat kanë rezultuar me 7 vepra penale dhe 3 procedime kundërvajtëse ndaj autorëve. Gjegjësisht, veprat penale kanë të bëjnë me shmangien e akcizës, dhe kundërvajtjet për vendosjen në treg të mallrave të akcizës që nuk janë të shënuara me pullë akcize. Në periudhën nga data 01.01.2021 deri më 10.12.2021 në aksione nëpër tregje Drejtoria e doganave ka sekuestruar gjithsej 10.440 cigare dhe rreth 1.413 kg duhan të prerë.

 

1101220211
2101220212
3101220213
4101220215
6101220219
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5