Sot, në vendkalimin kufitar Preshevë, drejtorët e Drejtorive doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut znj. Slavica Kutirov dhe Republikës së Serbisë z. Branko Radujko, nënshkruan Protokollin për njohjen reciproke të miratimeve për Operatorin e Autorizuar Ekonomik (OAE).

Nënshkrimi i protokollit doli nga konkluzionet e takimit ministror të mbajtur në kuadër të nismës “Open Balkans” në datat 13-14 nëntor në Nish.

Me nënshkrimin e këtij protokolli, drejtoritë doganore të të dy vendeve morën përsipër të njohin reciprokisht procesin valid të autorizimeve për Operatorin e Autorizuar Ekonomik (EEC), të realizuar në kuadër të CEFTA-s, proces ky që filloi në maj 2019 dhe përfundoi në janar të këtij viti.

Me këtë, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Serbisë u bënë vendet e para në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të cilat reciprokisht do të fillojnë me zbatimin operativ të procedurave dhe përfitimet e marra nga poseduesit e miratimeve të OEA.

Me këtë protokoll mbulohen 34 kompani nga Republika e Serbisë dhe 21 kompani nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Të  njëjtit, gjatë muajit dhjetor si pilot, dhe nga janari 2022 do të mund të aplikohen zyrtarisht përfitimet me zbatimin e procedurave doganore në të dy vendet, bazuar në të njëjtat rregulla dhe kritere, pra do të kenë mundësi për:

• Uljen e kontrolleve fizike dhe dokumentare gjatë zbatimit të procedurave doganore,

• Njoftim për kontroll në rast se dërgesa është përzgjedhur për kontroll fizik,

• Prioritet në kryerjen e kontrolleve fizike dhe dokumentare në rast se janë përzgjedhur për kontroll,

• Mundësia e zgjedhjes së një vendi për kryerjen e kontrollit, jashtë vendit të autoritetit doganor

• Prioritet gjatë kalimit në vendkalimet kufitare

Ky Protokoll për njohjen reciproke të OEA duhet të kontribuojë në lëvizjen më të lehtë të mallrave ndërmjet dy vendeve dhe të zvogëlojë kostot për eksport dhe import të poseduesve të këtyre miratimeve.

Në takim u diskutuan edhe fusha të tjera me interes të përbashkët, aktivitete të cilat u ngritën në kuadër të nismës Ballkani i Hapur dhe janë në vijim e sipër.

 

 

 

0312202111
0312202122
0312202144
0312202199
03122021666
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5