Me datë 17.11.2021 në ambientet e Drejtorisë së doganave, drejtoresha  Slavica Kutirov së bashku me zëvendësdrejtorin Muarem Asani takuan përfaqësuesin e lartë të Ambasadës Britanike, z. Simon Woodock, Oficer për lidhje për krimin fiskal i angazhuar përpër Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Takimi u iniciua nga Ambasada Britanike në Shkup me qëllim të njohjes së drejtoreshës me projektet e përbashkëta aktuale dhe të ardhshme. Theksi i veçantë është vënë në bashkëpunimin e suksesshëm mes Doganës së Maqedonisë dhe Britanisë së Madhe me qëllim të forcimit të kapaciteteve në luftën kundër korrupsionit, ekonomisë gri, si dhe në ndalimin e qarkullimit të paligjshëm të mallrave, trafikut të drogës, narkotikëve dhe formave të tjera të kontrabandës.

Të dyja palët shprehën gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin në çështjet doganore dhe komunikimin e vazhdueshëm të ndërsjellë në të gjitha nivelet.

 

1181120211
31820213
2181120212
naslov181120211
Previous Next Play Pause
1 2 3 4