Drejtoresha e Drejtorisë doganore, m-r Sllavica Kutirov, sot u takua me përfaqësues të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për luftë kundër krimit dhe drogës – UNODC.
Takimi kishte për qëllim marrëveshjen për aktivitetet përfundimtare të cilat dalin nga projekti për formimin e zyrës ndërinstitucionale Aeroport - Shkup.
Në takim u theksua se përkrahja e vazhdueshme e UNODC-së është e një rëndësie të veçantë për Drejtorinë doganore përmes aktiviteteve të koordinuara për forcimin e kapaciteteve në parandalimin e krimit ndërkombëtar dhe terrorizmit.