Gjatë kontrollit të një automjeti, i paraqitur për hyrje në Republikën e Maqedonisë së  Veriut, në vendkalimin kufitarë Tabanoc, inspektorët doganorë nga Departamenti për punë operative përkohësisht ndaluan 127 papagallë si mallra të padeklaruar.

Gjatë  hyrjes në vend, rreth orës 08:30 në vendkalimin kufitar Tabanoc, është paraqitur automjet, i markës Volkswagen Pasat me targa serbe, i drejtuar nga personi  Z. N. nga Republika e Serbisë. Gjatë kontrollit të kryer detal të automjetit nga inspektorët doganorë, u gjetën 127 papagallë të cilët ishin të fshehur prapa dy ulëseve të përparme, në bagazhin e automjetit dhe në hapësirën e destinuar për  rrotë rezervë.

Në pajtim me Ligjin Doganor, papagallët (në vlerë prej 39,500,00 denarë) u sekuestruan përkohësisht me  Certifikatë për sendet e sekuestruara përkohësisht, dhe kundër personit të raportuar deri te komisioni për vendosjen e kundërvajtjeve do të bëhet kërkesë  për ngritje të procedurës për kundërvajtje.

 

1310202112
1310202122
1310202132
1310202142
1310202152
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5