Delegacioni i Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut i udhëhequr nga drejtoresha m-r Slavica Kutirov, dhe zëvendës drejtori z. Muarem Asani morën pjesë në një takim joformal me delegacionin e Drejtorisë Doganore të Republikës së Kosovës të udhëhequr nga drejtori z. Agron Lugaliu.
Në takim u diskutua për fillimin e kontrolleve të përbashkëta në procedurat doganore në trafikun hekurudhor në vendkalimin kufitar Hani i Elezit, sipas marrëveshjes së lidhur bilaterale më herët. Përveç kësaj, u shkëmbyen ide për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta në trafikun rrugor në vendkalimin kufitar Bllacë - Hani i Elezit.
Të dy palët u dakorduan edhe për të thelluar bashkëpunimin në më shumë fusha të punëve doganore.