Drejtoresha e Drejtorisë së Doganave , m-r Sllavica Kutirov, u takua me Atasheun ICITAP të Maqedonisë Veriore në Ambasadën Amerikane në Shkup, z. Carl Rischeim. Atasheu u shpreh i kënaqur me vizitën ,duke i uruar drejtoreshës suksese në postin e ri.

Atasheu njoftoi delegacionin doganor për misionin ICITAP, duke theksuar se qëllimi i misionit është mbështetje për profesionalizimin e stafit hetimor me qëllim që të afrojë nivelin e profesionalizimit me standardet botërore, përmes zbatimit të trajnimeve profesionale dhe të personalizuara, që me sukses janë zbatuar në disa vende dhe kanë treguar rezultate të shkëlqyera.

Misioni ICITAP në vend, deri më tani ka synuar profesionalizimin e inspektorëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë Financiare.

Periudha në vazhdim, në agjendën e ICITAP përfshin edhe profesionalizimin e Drejtorisë së Doganave, një gjest që u mirëprit nga Drejtoresha si shumë pozitiv, duke filluar nga fakti se Sektori për Kontrollin dhe Hetimin është vendimtar për sigurinë e kufijve, por edhe të vendit.

Drejtoria e Doganave shprehu mirënjohjen e saj Ambasadës Amerikane, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj institucionit, me shpresë se bashkëpunimi do të thellohet në të ardhmen me qëllim profesionalizimin dhe modernizimin e institucionit dhe potencialit njerëzor, si një lidhje e nevojshme për punë efektive.

1
1
2
2
3
3
Previous Next Play Pause
1 2 3