Sot më 13.08.2021 gjatë kontrollit të detajuar doganor të një autobusi të deklaruar për hyrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ekipet mobile nga Seksioni për punë operative mbajtën përkohësisht 2,773 gram stoli floriri dhe 1 autobus.

Rreth orës 06:00 në PKK Deve Bair, një autobus i markës Mercedes 0403 me targa maqedonase të regjistrimit SK 4662 BB, i drejtuar nga personi T. D. nga Republika e Turqisë është paraqitur për hyrje në vend. Gjatë një kontrolli të detajuar nga nëpunësit doganor nga Seksioni për punë operative, mbi rrotat e pasme të shasisë, në një zgavër të modifikuar të fabrikës, të destinuar për kontrabandën e mallrave, u gjetën 20 qese najloni me stoli floriri, me një peshë totale 2.773 gram, dhe kap vlerën e përgjithshme të mallrave dhe autobusit është rreth 9,000,000.00 denarë ose 146,341 EUR.

Malli dhe autobusi janë mbajtur përkohësisht me një Vërtetim për gjësendet e sekuestruara përkohësisht dhe së bashku me personin iu dorëzuan Seksionit për hetime për procedurë të mëtejshme.

 

1
1
2
2
3
3
4
4
5
5
6
6
7
7
8
8
9
9
10
10
11
11
12
12
13
13
14
14
15
15
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15