Zëvendës Drejtori i Drejtorisë së Doganave, z.Muarem Asani sot realizoi një vizitë pune në Njësinë Doganore Aeroporti i Shkupit - Dega Doganore Shkup. 

Gjatë vizitës, shefi i Njësisë Doganore Aeroporti i Shkupit, Aleksandra Ilievska Mishkovska, drejtuesi i Degës Doganore të Shkupit, Aleksandar Petkovski dhe ndihmësdrejtuesi i Degës Doganore të Shkupit, Artan Veseli shkurtimisht e njohën z.Asanin me kapacitetet operative dhe nevojat brenda kësaj Njesie Doganore.

Njesia Doganore Aeroporti i Shkupit është njësi, në të cilën kompetencë është zbatimi i procedurës doganore në Aeroportin e Shkupit edhe atë në dy departamentete: atë pasagjerëve dhe të mallrave. Në juridiksion e Njësisë Doganore Aeroporti i Shkupit - departamenti i mallrave, janë zyrat për ruajtjen e përkohshme të TAV, DHL dhe UPS. Në departamentin e mallrave kryhet mbikëqyrja doganore dhe procedura për mallra, e cila është nën kompetencën e Njësisë Doganore. Në Departamentin e pasagjerëve kryhet kontrolli doganor, dhe sipas nevojës, kryhet edhe doganimi i mallrave në trafikun e udhëtarëve.

Zëvendës Drejtori Asani gjithashtu u informua edhe për projektin GIZ, i cili gjatë tre viteve të kaluara u implementua për të përshpejtuar procesin e doganimit të dërgesave të shpejta, me çka u zvogëlua koha e doganimit për 50%. Me projektin në fjalë, zyrtarët doganorë kanë informacion paraprakisht në lidhje me dërgesat e arritura në mënyrë që ata të mund të bëjnë analizë rreziku në kohë para aritjes së dërgesave në aeroport.

a1
a1
a2
a2
a3
a3
a4
a4
a7
a7
a5
a5
a6
a6
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7