Drejtoria e doganave e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Drejtoria e përgjithshme e doganave e Republikës së Shqipërisë me një event të përbashkët qendror në pikën e kalimit kufitar Kafasan të organizuar nga USAID shënuan zbatimin e projektit “Forcimi i efikasitetit të pikave të përbashkëta kufitare Kafasan – Qafëthanë dhe transport, bashkëpunimi ndërkufitar dhe investimet”si një grant i aprovuar nga Programi i zhvillimit ekonomik, menaxhimit dhe rritjes së ndërmarrjeve të USAID-it.
Bashkëpunimi me USAID dhe Ambasadën amerikane në Republikën e Maqedonisë së Veriut është afatgjatë dhe i frytshëm, duke u përqëndruar në projekte të këtij lloji, Drejtoria e doganave është vazhdimisht e përqendruar në zhvillimin e zgjidhjeve dhe shërbimeve që thjeshtojnë dhe lehtësojnë punën e pjesëmarrësve në dogana dhe punët e jashtme. Krijohen kushte më të mira për nëpunësit doganor, si dhe për agjencitë e tjera kufitare që janë të pranishme në pikat kufitare çdo ditë.
Ky bashkëpunim i përbashkët me Drejtorinë e përgjithshme të doganave të Republikës së Shqipërisë përfshin prokurimin e pajisjeve të kontrollit për të dy anët e pikës së kalimit kufitar Kafasan-Qafëthanë, konsulent ekspert, trajnime dhe vizita studimore për nëpunësit e Drejtorisë së doganave të Maqedonisë dhe Shqipërisë, me qëllim që të përshpejtohet koha e kontrollit dhe përfshirja e kontrolleve të përbashkëta në këtë pikë kalimi kufitar.
Ne kemi aktivitete për harmonizimin e koordinuar të kërkesave, njohjen reciproke të dokumenteve që shoqërojnë mallrat, bashkëpunimin me autoritetet doganore, operatorin e autorizuar ekonomik, korridoret e gjelbërta për të gjitha mallrat, disponueshmërinë 24-orëshe të shërbimeve kufitare ditore, si dhe modernizimin, rritjen e sigurisë, efikasitetin dhe efektivitetin në veprim.
Drejtoria e doganave e RMV-së shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e USAID, Ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, bashkëpunëtorë nga komuniteti i biznesit, si dhe bashkëpunëtorë nga Banka botërore dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian, të cilët mbështesin përpjekjet e Drejtorisë së doganave në vitet e fundit për të promovuar, modernizuar dhe lehtësuar tregtinë.