Me rastin e 14 prillit, ditës kur Drejtoria e doganave shënon 29 vjet të ekzistencës së saj si një organ i pavarur shtetëror, të punësuarit tradicionalisht organizuan një aksion humanitar.
Këtë vit, nëpunësit doganor aksionin humanitar ia kushtuan “Shtëpisë së prindërve”, ku prindërit fëmijët e të cilëve janë pacientë dhe marrin terapi në departamentin hemato-onkologjik të Klinikës Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve, dhe nuk janë nga Shkupi dhe nuk kanë asnjë vend për të qëndruar. Kjo shtëpi është një shtëpi e përkohshme mbështetëse dhe e sigurt për prindërit dhe fëmijët që trajtohen nga kanceri, ku qëndrimi është plotësisht falas. Shtëpia e prindërve dhe prindërit të cilët janë akomoduar në të kujdesen nga OJQ SANO, e formuar nga prindër dhe miq të fëmijëve që kanë fituar kancerin, të cilët punojnë ekskluzivisht mbi baza vullnetare, në mënyrë që të lehtësojnë trajtimin e fëmijëve me kancer, por edhe prindërit e tyre.
Duke shpresuar se së paku do të lehtësojmë pak qëndrimin e prindërve në këtë shtëpi, nëpunësit doganor me donacionin e tyre siguruan mobilje, kondicionerë inverter, shtrat, disa pajisje kuzhine, lodra dhe më shumë.
Me këtë gjest, punonjësit e Drejtorisë së doganave u japin mbështetjen e tyre të gjithë fëmijëve që po përballen me sëmundje dhe u thonë atyre të qëndrojnë të fortë dhe të shërohen sa më shpejt të jetë e mundur.