Sot, më 14 prill, Drejtoria e doganave shënon 29 vjet të ekzistencës së saj si një organ i pavarur shtetëror. Duke pasur parasysh kushtet e shkaktuara nga pandemia e KOVID-19, Drejtori i përgjithshëm, z. Goran Sugareski, përmes një video mesazhi iu drejtua nëpunësve doganore, bashkëpunëtorëve, pjesëmarrësve në procedurat doganore, si dhe të gjithë qytetarëve dhe iu referua rezultateve të arritura gjatë vitit të kaluar.

Përballë sfidave dhe vështirësive të veçanta të shkaktuara nga pandemia, Drejtoria e doganave, pas ndryshimeve, me reagime të shpejta dhe fleksibilitet arriti të kryejë projektet dhe aktivitetet e filluara në vitin 2019 dhe vazhdimisht gjatë vitit 2020. Kështu, viti i kaluar është shënuar nga disa ngjarje dhe projekte, përfshirë presidencën e Nënkomitetit për doganat dhe rregullat e origjinës brenda CEFTA, e cila ka një ndikim të madh në lehtësimin e tregtisë kombëtare dhe ndërkufitare. Si kryetarë të këtij Komiteti, ne arritëm të krijonim të ashtuquajturën korridoret e gjelbërta, përmes të cilave gjatë pandemisë të gjitha vendet anëtare të CEFTA-s morën përsipër të sigurojnë punë 24-orëshe në pikat kufitare për eksport dhe import të mallrave brenda CEFTA, si dhe në pikat kufitare kryesore me Bashkimin Evropian. Gjithashtu, në përputhje me nevojat e Inspektoratit sanitar dhe shëndetësor shtetëror, ne kemi zhvilluar modulin e ri RAVIO brenda sistemit EXIM, i cili shërben për monitorimin automatik dhe ndalimin e njerëzve që përpiqen të dalin nga aeroportet e vendit, por që kanë një vendim për izolim.

Të dhëna më të hollësishme për të gjitha rezultatet e arritura nga Drejtoria e doganave gjatë vitit të kaluar mund të shihen në video mesazhin e Drejtorit të përgjithshëm të, z. Goran Sugareski, në lidhjen vijuese:

https://www.youtube.com/watch?v=_zQZRxC1ENU&feature=youtu.be

Tradicionalisht, në ditën e Doganave, u është shprehur mirënjohje institucioneve dhe individëve të cilët me punën e tyre kanë kontribuar në punën e suksesshme të Drejtorisë së doganave dhe mbështetjen e reformave në operacionet doganore, dhe nëpunësve doganor që shënojnë 10, 20 dhe 30 vjet të punës së tyre u dhanë mirënjohje për angazhimin e tyre në detyrën e nëpunësit doganor.

Si pjesë e kremtimit të këtij viti të festës doganore, u organizua një aksion i dhurimit të gjakut dhe nëpunësit doganor shprehën humanizmin e tyre duke dhuruar mobilje, kondicionerë inverter, shtroja, disa pajisje kuzhine, lodra dhe më shumë për "Shtëpinë e prindërve", ku prindërit e akomoduar, fëmijët e të cilëve janë pacientë dhe marrin terapi në departamentin hemato-onkologjik të Klinikës universitare për sëmundjet e fëmijëve.

Raporti vjetor për punën e Drejtorisë së doganave në vitin 2020 mund të shihet këtu

https://issuu.com/bachevska/docs/godisen_izvestaj_carinska_uprava_2020_godina_so_ma