Të nderuar kandidatë,

Drejtoria e doganave ju informon se janë përgatitur Certifikatat për provim të dhënë profesional për përfaqësues të licencuar, për kandidatët që kanë dhënë provim më datë 24.03.2021. Të gjithë kandidatët që e kanë kaluar provimin mund të vijnë në ambientet e Drejtorisë së doganave, Rruga Lazar Liçenoski 13, Shkup (ndërtesa e vjetër) në katin e parë në Seksionin për procedurat doganore dhe tatimore, zyra nr. 8, çdo ditë pune nga ora 8:30 deri në 16:30, duke filluar nga 29.03.2021 deri më 09.04.2021.

Gjithashtu ju informojmë se Certifikatat mund të merren nga një person tjetër në emrin tuaj ose në emër të disa kandidatëve. Nëse disa nga kandidatët pengohen të vijnë në ambientet e Drejtorisë së doganave ose nuk mund të sigurojnë një person tjetër i cili do të merr Certifikatën për provim të dhënë në emër të tyre, është e nevojshme të dërgoni një email deri te Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., dhe Certifikatat do të dorëzohen në adresën e shtëpisë të specifikuar në aplikim.