Gjatë javës dy muajve të kaluar, nëpunësit doganorë kanë zbuluar më shumë tentime për kontrabandë të mallit të ndryshëm, ku përkohësisht janë mbajtur ilaçe, stoli, veshmbathje, mall teknik, preparate kimike, cigare, automjete me bunkerë, targa regjistrimi, deviza, falsifikime, orë, puro dhe pjesë për biçikleta.

Përkohësisht janë mbajtur:

Ilaçe

2.468 tableta (Coraspin, Novartis, Tensart Plus, Penalginе, Profenid, Etol Fort), 124 kapsula (Lansor и Enfluvir) dhe 5 kremra (Bengay Merhem), zbulohen nga ekipet mobile doganore gjatë kontrollit të një automjeti kosovar, drejtuar nga një shtetas turk, gjatë hyrjes në vend në pikën e kalimit kufitar Tabanoc autostradë. Ilaçet e padeklarara janë gjetur nën sediljen e shoferit dhe në bagazhin personal dhe të njëjtat janë mbajtur përkohësisht, ndërsa kundër shoferit do të parashtrohet kërkesë për inicimin e procedurës kundërvajtëse.

Veshmbathje dhe stoli

1 orë dore, 23 copë stoli (vathë, zinxhir, unaza dhe byzylykë), 14 palë këpucë dhe çizme dhe 9 pallto, zbulohen nga ekipet mobile doganore gjatë kontrollit të një automjeti britanik, drejtuar nga një shtetas maqedonas në hyrje në vend në pikën e kalimit kufitar Tabanoc autostradë. Produktet  e padeklaruara janë gjetur në dy kuti kartoni të gjetura në bagazhin e automjetit dhe përkohësisht janë mbajtur, ndërsa kundër shoferit do të parashtrohet kërkesë për inicimin e procedurës kundërvajtëse. 

- 254 copë veshje, zbulohen në tri raste të ndara gjatë kontrollit të tri automjeteve të udhëtarëve në hyrje të vendit në pikën e kalimit kufitar Tabanoc autostradë.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të një automjeti maqedonase me të cilin gjatë hyrjes në vend janë paraqitur dy shtetas maqedonas, në bagazhin e automjetit janë gjetur 187 copë veshje meshkujsh dhe femrash (pantallone, bluza, bluza me mëngë të shkurtra, shorce, fustane, këmisha dhe mall tjetër), për të cilat shoferi ka deklaruar se janë pronë e tija.

Në rastin e dytë, gjatë kontrollit të një automjeti bugar drejtuar nga një shtetas maqedonas, në bagazh janë gjetur 112 pjesë veshje (bluzonë, dukserë, bluza me mëngë të shkurtra, tuta, fustane, xhinse dhe pantallone).

Në rastin e tretë, gjatë kontrollit të një automjeti maqedonas, drejtuar nga një shtetas maqedonas, pas sediljes së pasme dhe në pjesën e bagazhit janë gjetur 67 pallto për meshkuj.

Në të trija rastet produktet e padeklaruara janë mbajtur përkohësisht, ndërsa kundër pronarëve janë inicuar procedura përkatëse.

Stoli

- 53 copë stoli femrash (zinxhirë, byzylykë, vathë, unazam pllaka dhe brosh) dhe një qese me cirkone, zbulohen në Aeroportin ndërkombëtar Shkup, gjatë kontrollit të bagazhit të një shtetasi britanik, që ka udhëtuar me fluturim nga Stambolli. Produktet e padeklarara janë mbajtur përkohësisht, ndërsa kundër udhëtarit do të inicohet procedurë përkatëse.

Mall teknik

- 10 copë pjesë për lavazh (motor, pompë dhe mbajtës), zbulohen gjatë kontrollit të një automjeti maqedonas, drejtuar nga një shtetas maqedonas, gjatë hyrjes në vend në pikën e kalimit kufitar Qafëthanë. Mallrat e padeklaruara janë gjetur mes sediljeve të përparme dhe pasme të automjetit dhe në bagazh dhe janë mbajtur përkohësisht, ndërsa kundër drejtuesit do të inicohet procedurë kundërvajtëse.

Preparate kimike

- 760 litra koncentrat për larje pa kontakt (tuba plastike) zbulohen gjatë kontrollit të mallit me origjinë nga Bugarija, destinuar për një importues nga Koçani, deklaruar për zhdoganim importi në zyrën doganore Dellçevë-njësia për zhdoganim malli. Produktet që nuk janë përfshirë me deklaratën doganore të importit janë mbajtur përkohësisht, ndërsa kundër importuesit do të inicohet procedurë kundërvajtëse.

Cigare

- 28 steka cigare EVA dhe Pall Mall, me pulla akcize maqedonase, të gjetura në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të bagazhit të kontrolluar të një shtetasi serb, i cili kishte për qëllim të udhëtonte me fluturim për në Malmo. Cigaret e padeklaruara janë mbajtur përkohësisht dhe kundër udhëtarit do të inicohet një procedurë e kundërvajtjes.

Automjete me bunkerë dhe targa

- 1 automjet pasagjerësh dhe 1 gjysmë rimorkio me bunkerë, zbuluar në dy raste të ndara nga ekipet mobile doganore.

Në rastin e parë, në bashkëpunim me Ministrinë e brendshme, u kontrollua një kamion bullgar i drejtuar nga një shtetas maqedonas. Në pjesën e përparshme të gjysmërimorkios u zbulua një pjesë e ndërtuar për kontrabandim, që ishte bosh në kohën e kontrollit.

Në rastin e dytë, gjatë kontrollit të një automjeti maqedonas, drejtuar nga një shtetas maqedonas, deklaruar për hyrje në pikën e kalimit kufitar Novo Selo, u gjetën tre bunkerë bosh, dy në dysheme nën sediljet e para dhe një në bagazh.

Gjysmë rimorkio dhe makina janë mbajtur përkohësisht, dhe kërkesat për fillimin e procedurave të kundërvajtjes do të paraqiten kundër shoferëve.

- Targa bullgare dhe një vërtetim për regjistrimin e një automjeti udhëtarësh markë Mercedes 200 D, gjenden gjatë kontrollit të një automjeti maqedonas, drejtuar nga një shtetas maqedonas, i deklaruar për dalje në pikën e kalimit kufitar Delçevë. Shoferi, i cili gjithashtu zotëronte automjetin të cilit i përkisnin targat e gjetura, tha se po i kthente targat Bullgarisë sepse donte ta shiste automjetin si mbeturina. Me një procedurë të tillë, automjeti do të lëshohej në qarkullim të lirë pa kryer një procedurë të përcaktuar doganore dhe pa paguar detyrimet e importit. Targat dhe certifikata mbahen përkohësisht dhe kundër shoferit do të fillohet një procedurë e kundërvajtjes.

Deviza

- 17,000 funta britanike dhe 10,000 euro, të gjetura në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të valixhes së një shtetasi shqiptar i cili mbërriti me fluturim nga Londra. Pasagjeri raportoi se ai mbante 50,000 funta dhe 10,000 euro, por gjatë kontrollit të valixhes së tij, u gjetën 67,000 funta dhe 20,000 euro. 50,000 funta dhe 10,000 euro të deklaruara i janë kthyer dhe një procedurë e kundërvajtjes do të fillojë për veprën e kryer të këmbimit valutor.

Mallra të dyshuar për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale

- 60 telefona celularë me marka tregtare, të gjetura në zyrën doganore Aeroporti i Shkupit – Njësia e zhdoganimit të mallrave, gjatë kontrollit të një dërgese nga Hong Kong e destinuar për një person fizik nga Kosova. Për shkak të dyshimit se ato shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, telefonat janë ndaluar përkohësisht dhe në përputhje me rregulloret ligjore, do të fillohet një procedurë për të përcaktuar origjinalitetin e tyre.

Orët dhe puro

- 2 orë, markë HUBLOT CLASSIC FUSION dhe Apple Watch, dhe 69 puro nga markat TABACALERA PERDOMO, ASHTON dhe OLIVA, të gjetura në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të bagazhit të një shtetasi maqedonas i cili arriti me fluturim nga Stambolli. Produktet e padeklaruara janë mbajtur përkohësisht dhe kundër udhëtarit do të fillohet një procedurë e kundërvajtjes.

Pjesë biçikletash

- 63 pjesë për biçikleta (karikues për biçikleta elektrike, akse plastike, boshte të mesme dhe tuba alumini), të zbuluara gjatë kontrollit të një makine zvicerane të drejtuar nga një shtetas maqedonas, i deklaruar për hyrje në pikën kufitare të Tabanoc autostradë. Produktet e padeklaruara janë ndaluar përkohësisht dhe kundër shoferit do të fillohet një procedurë e përshtatshme. 

Avtomobil so bunker, mobilna
Avtomobil so bunker, mobilna
Casovnici, puri,Aerodrom SK
Casovnici, puri,Aerodrom SK
Cigari, Aerodrom SK
Cigari, Aerodrom SK
Delovi za velosipedi, Tabanovce
Delovi za velosipedi, Tabanovce
Devizi, Aerodrom SK
Devizi, Aerodrom SK
Hemiski preparati, Delcevo
Hemiski preparati, Delcevo
Lekovi, mobilna
Lekovi, mobilna
Nakit, Aerodrom SK
Nakit, Aerodrom SK
Obleka 1,Tabanovce
Obleka 1,Tabanovce
Obleka, obuvki i nakit, mobilna
Obleka, obuvki i nakit, mobilna
Poluprikolka so bunker, mobilna
Poluprikolka so bunker, mobilna
Tehnicka stoka, Kjafasan
Tehnicka stoka, Kjafasan
Сл.2 тутун за пушење и фреон
Сл.2 тутун за пушење и фреон
Сл.7 тутун за пушење и фреон
Сл.7 тутун за пушење и фреон
Сл.8 тутун за пушење и фреон
Сл.8 тутун за пушење и фреон
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15