Drejtoria e doganave e Republikës së Maqedonisë së Veriut më datë 10.02.2021 ka ngritur padi penale në Prokurorinë themelore publike në Gjevgjeli kundër dy personave juridikë me seli në Tetovë dhe Gjevgjeli dhe kundër 3 personave përgjegjës, për shkak të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale “Tregëti të paligjshme me produkte të ndërmjetme, alkooli etilik dhe të mirat e duhanit, respektivisht mallra", vepër e dënueshme sipas nenit 60, paragrafit 5 dhe paragrafit 6 në lidhje me paragrafin 1 të Ligjit për Akcizat.

Bëhet fjalë për duhan të papërpunuar të importuar, me një sasi totale prej 146,278 kg. neto, të lëshuar në treg në zonën e akcizës në mënyrë të paligjshme, pa paguar akcizë në shumën totale prej 281,585,150.00 denarëve dhe interes për pagesë të vonuar prej 12,505,380.66 denarëve ose shumë totale 294,090,531 denarë, pra më shumë se 4.7 milion euro.

Faktikisht, bëhet fjalë për dhjetë importe të duhanit në gjethe të tipit "Virxhinia" të realizuar nga personi juridik nga Gjevgjelia në dhjetor 2017 dhe gjatë gjithë vitit 2018, pas së cilës duhani i importuar në vend që të ripërpunohej ishte lëshuar në treg në mënyrë të paligjshme pa paguar detyrimet e akcizës.

Në koordinim me Prokurorinë themelore publike në Gjevgjeli, inspektorët e Seksionit për hetime pranë Drejtorisë së doganave kanë bërë hetime në disa lokacione në Shkup për të siguruar dëshmi në lidhje me rastin.

Për shkak të dëmeve të mëdha nga shitja ilegale e duhanit të grimcuar në vend, Drejtoria e doganave në koordinim me Inspektoratin e tregut dhe Qendrën kombëtare të koordinimit për luftimin e krimit të organizuar dhe të rëndë - Byroja e sigurisë publike - MPB dhe institucione të tjera kompetente shtetërore kryejnë vazhdimisht kontrolle të tregtisë së paligjshme të duhanit dhe produkteve të duhanit.

"Veprimi i ndërmarrë nga Drejtoria e doganave dhe Inspektorati shtetëror i tregut është një tjetër tregues se nuk ka kompromis kur bëhet fjalë për shkeljen e ligjeve dhe dëmtimin e buxhetit në një mënyrë korruptive dhe kriminale, në këtë rast tregtia e paligjshme e duhanit.

Si koordinator i institucioneve kompetente anti-korrupsion, përfshirë Drejtorinë e doganave dhe shërbimet e inspektimit, unë isha njohur plotësisht me rastin dhe isha në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me Drejtorinë dhe Inspektoratin shtetëror të tregut. Shmangia e detyrimeve të tilla si mospagimi i detyrimeve të akcizës është një nga faktorët e rrezikut për korrupsion në importin dhe eksportin e mallrave, i cili dëmton rëndë buxhetin. Unë inkurajoj Drejtorinë e doganave, Inspektoratin shtetëror të tregut dhe institucionet e tjera kompetente të vazhdojnë me veprimet e koordinuara dhe intensive për parandalimin dhe pengimin e shitjes ilegale të duhanit dhe produkteve të duhanit. "Ne nuk do të lejojmë askënd të përfitojë në kurrizin e qytetarëve, prodhuesve të duhanit dhe ndërmarrjeve që punojnë me ndershmëri, ligjërisht dhe i paguajnë detyrimet shtetit" – theksoi Zëvendës Kryeministri Nikollovski.

Vetëm ditët e fundit, në kuadër të aktiviteteve të rregullta të Seksionit për hetime pranë Drejtorisë së doganave dhe Inspektoratit shtetëror të tregut, veprimet për sekuestrimin e duhanit të grimcuar që shitet ilegalisht në tregjet e gjelbërta janë realizuar me sukses, duke sekuestruar 284.5 kilogram duhan të grimcuar të destinuar për shitje të paligjshme dhe 413 kuti me 200 copë ose gjithsej 82,600 copë filtra cigaresh. Inspektorati shtetëror i tregut lëshoi ​​11 urdhra pagese për veprimtari të paregjistruar.

Shitja ilegale e duhanit të grimcuar rrezikon shëndetin e qytetarëve dhe shoqërohet me mosrespektim të dispozitave të disa ligjeve dhe akteve nënligjore, të cilat shkaktojnë dëme në shtet dhe buxhetin e shtetit.

"Cigaret dhe duhani i grimcuar janë produkte të akcizës, për të cilat paguhet akcizë, dhe kur janë me pakicë, ato duhet të shënohen me pulla akcize. Pullat e akcizës janë një konfirmim që akciza dhe detyrimet tjera të shtetit janë paguar për ato produkte, por gjithashtu që është kryer një kontroll i cilësisë. Produktet e akcizës marrin pjesë me rreth 22% në totalin e tatimeve të mbledhura nga shteti, dhe në të ardhurat e buxhetit akcizat marrin pjesë me 13%.

Mbi 40% e të ardhurave të akcizës vijnë nga cigarja dhe produktet e duhanit. "Nëse e dimë shumën e buxhetit, ai është një burim i konsiderueshëm i të ardhurave." – theksoi drejtori Sugareski

Drejtoria e doganave, si një nga institucionet e rëndësishme për parandalimin e kësaj dukurie, në koordinim me institucionet e tjera shtetërore ndërmerr veprimtari serioze dhe konkrete në nivele të ndryshme dhe nga aspekte të ndryshme, të cilat janë përqendruar në luftimin e shitjes ilegale të duhanit të grimcuar në vend dhe eleminimin e ekonomisë gri si dhe mirëmbajtjen e të ardhurave të planifikuara të buxhetit të shtetit.

1
1
2
2
3
3
4
4
Previous Next Play Pause
1 2 3 4