Dje, Drejtoria e doganave në bashkëpunim me React mbajti një trajnim në internet për identifikimin e produkteve nga marka të ndryshme.

Qëllimi i trajnimit është që pjesëmarrësit të jenë në gjendje të identifikojnë produkte nga markat: Popsockets, Superdry, Swiss Watch Industry, PSA Group dhe Procter & Gamble.

Ky trajnim është një vazhdim i trajnimit të mbajtur më datë 17.12.2020 ku u prezantuan markat Adidas, Reebok, Canon, Bavaria, Puma dhe Diageo.

Trajnime të tilla janë gjithmonë interesante për dëgjuesit, dhe efektet që ata arrijnë janë të matshme përmes rezultateve të nëpunësve doganor.

Një element i rëndësishëm është pjesëmarrja e nëpunësve doganorë nga rajoni, i cili forcon kapacitetet e përbashkëta të shërbimeve doganore. 

1
1
2
2
3
3
Previous Next Play Pause
1 2 3