Më (18 Shtator 2019), Drejtori i Drejtorisë Doganore Gjoko Tanasoski dhe Drejtori Rajonal i shoqatës holandeze të biznesit jo-fitimprurës REACT B.V., Eli Mufishovski nënshkruan një Memorandum për bashkëpunim dhe parandalim të tregëtisë me mallëra të falsifikuara dhe pirate.
Shoqata REACT përfshin më shumë se 270 anëtarë, qëllimet e të cilave janë të mbrojnë konsumatorët dhe bizneset e ligjshme në luftën kundër mallrave të falsifikuara dhe pirate. Memorandumi i nënshkruar parashikon bashkëpunim për forcimin dhe krijimin e kushteve të favorshme për harmonizimin dhe përshpejtimin e bashkëpunimit në lidhje me mbrojtjen dhe parandalimin e importit, tranzitit, eksportit, shitjes dhe prodhimit të mallrave që cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale të anëtarëve të REACT.
Memorandumi u nënshkrua në pjesën hyrëse të trajnimit për identifikimin e produkteve origjinale dhe të falsifikuara, të organizuar nga REACT,e cila u mendua për të prezantuar markat të cilat janë pjesëmarrëse dhe për të shkëmbyer informacione më të hollësishme mbi origjinën e produkteve të tyre. Ngjarja e cila u mbajt në Shkup është e organizuar me qëllim të prezantimit të koordinimit të aktiviteteve React dhe anëtarëve të React midis të gjithë palëve të interesuara dhe të kontribuojë në mbajtjen e një marrëdhënie të ngushtë me bashkëpunëtorët e vendit tonë.timit.