Më (16.09.2019) u mbajt një ceremoni për lëshimin në përdorim të objekteve të reja në terminalin doganor në vendkalimin kufitar Qafthanë.
Realizimi i projektit "Rindërtimi i objekteve për doganim dhe Inspektim në vendkalimin kufitarë Qafthanë dhe Mbikëqyrja e Zbatimit të Projektit", i financuar nga BE përmes IPA 2013 me vlerë prej rreth 2 milion EUR, filloi në Tetor 2017. Me ndërtimin e terminalit të ri doganor për import-eksport 9500 m2, rrugëve hyrëse, objekteve për doganim dhe organeve të tjera të inspektimit, si dhe rindërtimi i objekteve ekzistuese, Republika e Maqedonisë së Veriut ofron shërbime më të mira për operatorët ekonomikë dhe rrjedhë më të shpejtë të mallrave në pikën më të madhe kufitare me Shqipërinë , si dhe lehtëson procedurat ndërkufitare.
Ky hap në modernizimin e vendkalimeve kufitare u theksua edhe gjatë fjalimit të zyrtarëve të lartë të cilët morën pjesë në këtë ngjarje:
Presidenti i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Zoran Zaev,
Ambasadori i Delegacionit të BE-së z. Samuel Zhbogar dhe
Drejtori i Drejtorisë Doganore z. Gjoko Tanasoski
Në ceremoni morën pjesë edhe delegacioni nga Drejtoria Doganore e Republikës së Shqipërisë, në krye me Drejtorin gjeneral z. Arlind Gjokuta, mysafirë të lartë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të komunitetit të biznesit, si dhe një pjesë e të punësuarve të Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.