Drejtori i Drejtorisë Doganore, Gjoko Tanasoski, së bashku me Kryeministrin Zoran Zaev, Zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike, Koço Angjushev dhe Kryetarin e Komunës së Gjevgjelisë, Sasho Pockov, realizuan takim me biznesmenë dhe njerëz të biznesit nga ky rajon.
Takimi me komunitetin e biznesit u mbajt dy ditë pas një takimi bilateral midis delegacioneve të Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, ku u morën hapat e parë në drejtim të arritjes së partneritetit strategjik dhe forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve të themeluara në kuadër të marveshjes së Prespës dhe Planin e Veprimit për Intensifikimin e Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në takimin u diskutua për masat për mbështetjen e konkurrencës së kompanive vendore nga Plani për rritje ekonomike, për rëndësin e bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet qytetarëve dhe kompanive të të dy vendeve, dhe u shkëmbyen propozime dhe mendime për tejkalimin e problemeve të caktuara për të cilët tregojnë komuniteti i biznesit .
Drejtoria doganore vazhdon të promovojë rolin e saj si një partner i përhershëm i komunitetit të biznesit, dhe do të vazhdojë të kryejë misionin e tij, që synon nxitjen e rritjes ekonomike dhe zhvillimin e vendit.