Në kuadër të bashkëpunimit me Doganën e Kosovës, në takimin e sotëm me Drejtorin gjeneral z.Bahri Berisha, u kontraktua intensifikimi dhe thellimi i shkëmbimit të informatave në lidhje me origjinën, vlerën e mallrave dhe vendosjen e profileve të përbashkëta të rrezikut.
Intensifikimi i shkëmbimit të informacioneve do të përforcohet edhe me vendosjen e kontrolleve të përbashkëta për kontrollin e origjinës së mallrave nga të dy shërbimet doganore në territoret e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në Kosovë.
Në takim u kontraktuan edhe një sërë aktivitete për lehtësimin dhe përshpejtimin e qarkullimit të mallrave në kuadër të CEFTA marrëveshjes për tregti të lirë.