Drejtoria doganore i fton të gjithë përfaqësuesit (shpedicionet) që dorëzojnë deklarata në zyrat doganore Shkup 4 dhe Aeroport Shkup në takim pune që do të mbahet më 24 dhe 25 dhjetor, duke filluar nga ora 10:00 në amfiteatrin në ndërtesën e vjetër të Drejtorisë Doganore (Lazar Lichenoski, 13 Shkup).

Qëllimi i takimit është spjegimi i aktiviteteteve për fillimin e Projektit për lirimin e Deklaratës Doganore dhe Sistemit të Përpunimit të Dokumenteve të Akcizës (CDEPS) në Zyrat e përmendura  Doganore dhe prezantimin e mënyrës së funksionimit të Portaleve për Tregtarët që do të përdoren për zbatimin e formaliteteve në procedurën doganore. Projekti është planifikuar të fillojë më 04.02.2019.

Në ditën e parë (24.12.2018) do të prezantohet procedura për aprovimin e qasjes në CDEPS të operatorëve ekonomik (personat juridikë dhe fizikë), mënyrën e paraqitjes së kërkesave për marrjen e aprovimeve të duhura (miratimi për përfaqësim, miratimi për procedurat e thjeshtuara ... ..), mënyrën e përdorimit të Modulit të Konsultimit nga Mjedisi i Integruar Tarifor (MIT) dhe zbatimi i formaliteteve në zyrën doganore për eksport dhe në zyrën doganore të daljes.

Ditën e dytë (25 dhjetor 2018) do të prezentohet zbatimi i formaliteteve në Zyrën Doganore për import dhe përdorim të moduleve të tjera ndihmëse në CDEPS (modul për garancitë, modul I faturimit, ......)

Ftohen të gjithë përfaqësuesit e interesuar të paraqesin  2 përfaqësues nga kompania e tyre në adresën e mëposhtme: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Në bazë të Projektit Pilot, nga përfaqësuesit pritet të:

- të paraqesin kërkesa në CDEPS për përdorimin e sistemit dhe për regjistrimin e miratimeve përkatëse;

- ditën e tanishme ose më së vonti ditën e ardhshme pune, t'i dorëzojnë në  CDEPS-së të gjitha deklaratat aktuale të paraqitura më parë në ASYCUDA. Operacionet e dorëzuara do të përpunohen në CDEPS nga zyra doganore kompetente në ditën e ardhshme të punës;

- nëse gjatë futjes dhe/ose përpunimit të deklaratave doganore në CDEPS konstatohen probleme të caktuara, përfaqsuesit ti paraqesin  problemet në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Vendosja e plotë e CDEPS në prodhim është planifikuar për 1 qershor 2019.

 

Me respekt,