Më 17 dhjetor 2018, Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Administratën Doganore të Republikës së Maqedonisë, kapi 550 kg drogë-marihuanë në pikën kufitare Bogorodicë gjatë kontrollit të një kamioni.
Gjegjësisht, me 17.12.2018 rreth orrës 13:00 në vendkalimin kufitar Bogorodicë për të dalë nga Maqedonia, u paraqit ksmion i zbrazët me targa të Shkupit, në pronësi të një personi juridik, i drejtuar nga personi Z. A. nga Shkup. Në pyetje të inspektorëve doganor nëse ai kishte ndonjë gjë për të deklaruar për doganë, u përgjigj se nuk kishte asgjë për të deklaruar. Megjithatë automjeti është përzgjedhur për kontroll me qen doganor. Në kontroll, qeni dha indikacione në pjesën e sipërme të rimorkios (frigorifer). Pas kontrolloit detal në kulmin e frigoriferit është vërejtur një shirit i ri bashkangjitur me silikon, duke hequr pjesën e sipërme të kulmit janë zbuluar 181 pako najlloni me një peshë të përgjithshme prej 550 kg, të mbushur me marihuanë.
Marihuana, automjeti dhe personi I janë dorëzuar MPB për procedure të mëtutjeshme.