Gjatë dy javëve të kaluara, doganierët ndaluan disa përpjekje për kontrabandë mallra të ndryshëm, përkohësisht janë sekuestruar çelësa për automjete, rutera, cigare, veshmbathjet, stoli dhe produktet kishtare.
U konfiskuan mallrat në vijim:
Çelësa për automjete të pasagjerëve dhe ruterë
- 268 çelësa të padekoduar për automobila dhe 235 çipa të ndryshëm për të, të zbuluara gjatë kontrollit të automjetit me targa të Kosovës, të drejtuar nga një shtetas i Kosovës, i deklaruar për hyrje në vendkalimin kufitar Deve Bair. Malli i padeklaruar, i gjetur nën pjesën e përparme dhe të pasme të karigeve dhe në një qese, u konfiskuan përkohësisht dhe kundër ngasësit të automjetit do të dorëzohet kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse.
-20 ruter dhe 10 antena wi-fi, të zbuluara gjatë kontrollit të një makine me targa të Shqipërisë, të drejtuar nga një shtetas shqiptar, i deklaruar për hyrje në kalimin kufitar Qafëthanë. Malli i padeklaruar, i gjetur në kutitë e kartonit të vendosura në bagazhin e automjetit, është konfiskuar përkohësisht dhe kundër shoferit do të inicohet procedurë kundërvajtëse.
Cigare
- 20 shteka cigare RODEO, me pulla akcize maqedonase, të zbuluar gjatë kontrollit të një makine bullgare, të drejtuar nga një shtetas bullgar, i deklaruar për dalje nga vendi në kalimin kufitar Tabanoc. Cigaret e padeklaruara, të gjetura në një vend të fshehtë të përgatitur posaçërisht në dysheme të automjetit, janë kapur përkohësisht dhe kundër shoferit do të inicohet procedurë përkatëset.
-6 shteka cigare Marlboro, pa pulla, dhe 1,000 metra shirit letre, të zbuluar gjatë kontrollit të një kamioni serb, të drejtuar nga një shtetas serb, i deklaruar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Dojran. Malli i padeklaruar, i gjetur në kabinë në shtratin e sipërm dhe në ndarjet nën krevatin e poshtëm, u konfiskuan përkohësisht dhe kundër shoferit është dorëzuar kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse.
Veshje dhe bizhuteri
- 436 copë veshje dhe stoli të zbuluara nga ekipet doganore mobile, gjatë kontrollit të dy makinave me targa të Maqedonisë.
Në rastin e parë, 200 maica u gjetën në katër kuti kartoni të vendosura prapa sediljeve të përparme dhe në pjesën e pasme të një makine të drejtuar nga një shtetas i maqedonisë, i deklaruar për hyrje në vendkalimin kufitar Dellçevë.
Në rastin e dytë, në qese najlloni të vendosura në sediljet e pasme të një makine të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë në vendkalimin kufitar Bllacë, u zbuluan 115 copë bizhuteri (bylyzyk, zinxhirë, vathë dhe unaza), 9 copë llastëk për flokë dhe 24 copë qerpikë artificialë dhe 88 kuti bizhuterish të ndryshëm.
Në të dyja rastet, mallrat e padeklaruar përkohësisht janë konfiskuar dhe kundër shoferëve do të ngrihen kërkesa për fillimin e procedurave kundërvajtëse.
Produkte Kishtare
- 20 copë prodhime të nrdyshme kishtare, 4 kg topa metalike dhe 41kg temjan, të zbuluar gjatë kontrollit të kamionit me targa Boshnjake, drejtuar nga një shtetas boshnjak, i paraqitur për hyrje në vendkalimin kufitar Dojran. Malli i padeklaruar është zbuluar në kabinën e kamionit dhe përkohësisht është konfiskuar dhe kundër shoferit do të iniciohet procedura e duhur.