Me 08.02.2018 në hapësirat e Drejtorisë doganore është mbajtur mbledhje me trupin këshillëdhënës.

Drejtoria doganore partneritetin me bashkësinë e biznesit e realizon përmes punës së trupit këshillëdhënës, në të cilën marrin pjesë Drejtoria doganore, Oda ekonomike e RM, Lidhja e odave ekonomike të RM, Oda ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, Oda ekonomike Amerikane në RM, SIZ, AMERIT, Grupacioni i shpedituesve dhe operatorëve logistik- MIFA, shoqata tregtare e tekstilit, Oda ekonomike për teknologji informatike dhe komunikative – MASIT, Oda ekonomike e Hollandës, Oda Ekonomike Maqedone Bullgare, Bashkimi i odave gjermane për industri dhe tregti- me seli në Shkup, Oda ekonomike e Maqedonisë – Turqisë dhe Shoqata e lëkurës industrisë së përpunimit.  

Gjatë takimit u shqyrtuan disa çështje aktuale nga fusha e punës doganore si dhe kërkesat e bashkësisë së biznesit.

Në këtë takim për koordinator të ri të trupit këshillëdhënës u zgjodh Zlatko Veterovski – Ndihmës drejtor në sektorin për sistem doganor, ndërsa për zavendës koordinator u zgjodh Anastas Mazhenkovski, Ndihmës drejtor në sektorin për Akciza. 

Drejtoria doganore i njoftoi përfaqësuesit e bashkësisë së biznesit për ndryshimet e ardhshme të Ligjit doganor, ku theks të veçantë u vendos në përparimin e konceptit për operator të autorizuar ekonomik dhe ndryshimet e propozuara në pjesën e dispozitave kundërvajtës. 

Gjithashtu, Drejtoria doganore i njoftoi anëtarët për zhvillimet e reja të cilat propozohen me Ligjin e ri për akciza i cili është në fazën përfundimtare të përgatitjes. Në takim u diskutua edhe për problemet aktuale të pjesëmarrësve në procedurat doganore lidhur me punën doganore.

 

 

sostanok 08.02
sostanok 08.02
Previous Next Play Pause
1