Në baze të nenit 42 paragrafit 3  të Ligjit për shfrytëzim dhe disponim me sendet në pronësi shtetërore dhe me sendet në pronësi komunale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 78/15, 106/15 dhe 153/15) dhe Vendimit për dhënien e pëlqimit për zbatimin e procedurës për zgjedhjen e personit juridik i cili kryen veprimtari ose posedon leje për grumbullimin dhe/ose transportimin e hedhurinave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 142/16), Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë, shpall:  

 THIRRJE PUBLIKE  për zgjedhjen e personit juridik i cili kryen veprimtari ose posedon leje për grumbullimin dhe/ose transportim të hedhurinave

Kriterium për zgjedhjen e personit juridik është marrja sa më e shpejtë e sendeve të lujtshme lëndë të kësaj thirrjeje publike në afatin sa më të shkurtër të mundshëm.  Marrja e sendeve të lujtshme bëhet pa kompenzim.  Personi juridik i zgjedhur në thirrjen publike ka për obligim që të kryej marrjen e sendeve të lujtshme lëndë të kësaj thirrjeje publike nga lokacionet e dhëna dhe të njëjtat ti  transportoj si hedhurina në mënyrë përkatëse, në pajtim me dispozitat ligjore.  Sendet e luajtshme gjinden në Drejtorinë doganore në Shkup, Doganën e Kumanovës, Shtipit dhe Gjevgjelisë.  Të drejtë për pjesëmarrje në thirrjen publike kanë të gjithë personat juridik të vendit, të cilët posedojnë Leje valide për mbledhjen dhe/ose transportimin e hedhurinave, e dhënë nga organi kompetent.  Personi për kontakt lidhur me thirrjen publike: Zulqufli Jashari, tel. 071 740 013, adresa elektronike:  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.  Informacione më të hollësishme për sendet e lujtshme (lista e sendeve të lujtshme), si dhe dokumentacioni i nevojshëm lidhur me thirrjen publike mund të merret personalisht nga hapësirat e Drejtorisë doganore, Sektori për punë administrative dhe teknike, rr. “Llazar Liçenoski” nr.13–1000 Shkup ose nëpërmjet këtij linku  http://www.customs.gov.mk i shpallur në faqen e internetit të Drejtorisë doganore.  Afati i fundit për dorëzimin e fletëparaqitjeve për pjesëmarrje është deri më 10.10.2016 në ora 16:30.