Nga 1 shkurti i vitit 2016, Republika e Serbisë do të bëhet anëtare e plotë e Konventës së procedurës së përbashkët të Transitit me çka në mënyrë domethënëse do të përshpejtohet dhe thjeshtësohet zbatimi i procedurës së transitit dhe do të reduktohen shpenzimet e lëvizjeve të transitit që përshkojnë Republikën e Serbisë. 

Nëpunësit doganor nga Seksioni për punë operative në bashkëpunim me Ministrinë e punëve të brendshme, gjatë kontrollit të një automjeti motorik për pasagjer me targa serbe të regjistrimit në një bunker special gjetën 152.395 euro.

Nëpunësit doganor nga Seksioni për punë operative duke bashkëvepruar me përfaqësues të MPB-së kanë gjetur dhe sekuestruar 30 kg marihuanë.

Gjatë javës së kaluar,nëpunësit doganor zbuluan më shumë tentativa për kontrabandë, ku dhe përkohësisht janë mbajtur deviza, pjesë për mauna, targa regjistrimi, stilolapsa, orë dore, shtues plastike dhe falsifikime.

Përmes kësaj kumtese Drejtoria e doganave të Republikës së Maqedonisë demanton pretendimet e nxjerra nga mediat më datë 31.03.2015, nga partia politike PCER rreth diskriminimit të romëve, ku dhe paralajmërohet protestë në pikën e kalimit kufitar Tabanoc.