Drejtoresha e Drejtorisë së doganave , M-r  Sllavica Kutirov, dje mori pjesë në takimin e organizuar në kuadër të iniciativës “Ballkani i hapur”. Takimi u kryesua nga zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut për çështje evropiane Nikola Dimitrov, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, ku morën pjesë përfaqësues të dhomave të tregtisë, ministrive të resurseve të financave ekonomisë dhe bujqësisë, si dhe përfaqësues të agjencive kombëtare të sigurisë ushqimore dhe administratave doganore dhe tatimore të të tre vendeve.

Takimi kishte për qëllim identifikimin e fushave problematike për lehtësimin e tregtisë, me fokus të veçantë të  importit, eksportet dhe tranzitin dhe mënyrat praktike për tejkalimin e tyre, si hapa që do të ndërmerren deri në takimin e radhës të lidershipit në Tiranë të planifikuar për në dhjetor të këtij viti.

https://www.sep.gov.mk/m/post/?id=9848#.YYtuDVMo_qs

 

   

Open Balcan 1
1011202112
Previous Next Play Pause
1 2

 

Sot (10.11.2021) në hapësirat e Drejtorisë doganore u mbajt takim ndërmjet përfaqësuesve nga Posta e Maqedonisë dhe përfaqësuesve të Drejtorisë së Doganave. Drejtoresha e Drejtorisë së doganave – m-r Sllavica Kutirov dhe drejtori i Postave të Maqedonisë - Jani Makraduli, konfirmuan bashkëpunimin e mirë ndërmjet dy institucioneve, e cila u vlerësua si e nevojshme dhe në interes të lehtësimit të qarkullimit të letrave dhe dërgesave të tjera dhe mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me qëllim për t’ju ndihmuar vendeve për zvogëlimin e kohës dhe hargjimeve për tregti ndërkufitare, Komisionet Rajonale të Kombeve të Bashkuara po kryejnë një Anketë Globale mbi Lehtësimin e Tregtisë Digjitale dhe të Qëndrueshme.

Drejtoresha e Drejtorisë doganore, m-r  Sllavica Kutirov, sot u takua me përfaqësues të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për luftë kundër krimit dhe drogës – UNODC.

Sot është mbajtur mbledhja përfundimtare e punës në të cilën u prezantua dokumenti përfundimtar i Blueprint, mbi bazën e të cilit do të zhvillohet Sistemi i ri kombëtar me një ndalesë në periudhën e ardhshme, i cili realizohet në kuadër të Projektit për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor (Western Balkans Trade and Transport Facilitation Project – WBTTFP), financuar nga një hua e marrë nga Banka Botërore.