Me 27.02.2018 në hapësirat e Drejtorisë doganore është realizuar takim në mes Drejtorit të Drejtorisë doganore z. Gjoko Tanasoski dhe Drejtorit Gjeneral të Qendrës për Zbatimin e Ligjit në Europën Juglindore (SELEC) znj. Snezhana Maleeva.

Në mbledhje u diskutua për sfidat me të cilat përballen anëtarët e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, në procedurat e zakonshme doganore, lëshimin e lejeve dhe licencave për kryerjen e punëve për përfaqësim para organeve doganore për kryerjen e veprimeve dhe formaliteteve të përcaktuara me rregullat doganore.

Gjatë javës së kaluar, doganierët kanë zbuluar një mashtrim doganor dhe kanë ndalur shumë tentime për kontrabanda të mallrave të ndryshëm dhe janë konfiskuar përkohësisht stoli ari, gurë të çmuar, makinë me bunker, celularë, orë dore, veshje, syza 3D, cigare, kafe dhe mallra të falsifikuar.   

Drejtori i Drejtorisë doganore z. Gjoko Tanasoski ka marrë pjesë në puntori për lehtësimin e tregtisë i cili është mbajtur me 22 shkurt 2018, në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë. 

Në javën e kaluar, doganierët kanë ndalur disa tentime për kontrabandimin e mallrave të ndryshëm, ku përkohësisht janë konfiskuar mishë pule i ngrirë, birrë, veshje dhe mallra të falsifikuar.