Sot, zyrtarë e policisë nga Seksioni për luftë kundër krimit të organizuar dhe serioz - Njësia për trafikim të paligjshëm të drogës në bashkëpunim dhe koordinim me shërbimet doganore të Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, Prokurorinë publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Prokurorinë publike të Turqisë dhe SELEK (Qendra për zbatimin e ligjit në Evropën Juglindore) realizuan një aksion ndërkombëtar në të cilin në aeroportin e Shkupit u konfiskuan mbi një ton prekurzorë për fitimin e stimuluesve të llojit amfetaminikë, të klasifikuar në kategorinë e parë të listës kombëtare të prekurzorëve.

Dje në pikën e kalimit Tabanoc në një autobus gjatë largimit nga vendi, inspektorët doganor të ekipeve mobile pranë Drejtorisë së doganave në bashkëpunim me zyrtarë policorë të Seksionit të policisë kriminalistike pranë MPB-së, kanë parandaluar një tentativë për kontrabandë të rreth 2 kg lëndë narkotike heroinë me vlerë rreth 25.000 euro.

Drejtoria e doganave sot ishte pjesë e mbledhjes online të këshilltarëve ekonomik dhe tregtar të vendeve anëtare të BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut të organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup.

Sot në ambientet e Drejtorisë së doganave është mbajtur takimi i parë për Projektin e ri për implementimin e platformës SEED+ (Systematic Electronic Exchange +) për shkëmbim sistematik të të dhënave, financuar nga Bashkimi Evropian. Projekti ka karakter rajonal dhe si organ kontraktor për zbatimin e tij është Sekretariati i CEFTA-s dhe Dogana e Italisë. Drejtoria doganore si anëtare e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) është e përfshirë në implementimin e saj.

Dje dhe sot u mbajt mbledhje pune online për Sistemin me një ndalesë dhe Shkëmbimin e të Dhënave në të cilën morën pjesë përfaqësues të shërbimeve doganore, komunitetit të biznesit, agjencive dhe institucioneve të përfshira në procedurat doganore nga vendet e Ballkanit Perëndimor.